Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Emiljano Shullazit dhe grupit të tij! Mbeten në fuqi të gjitha dënimet

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO, të vitit 2021 për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Gjyqtarët Ilir Panda, Genti Shala dhe Enton Dhimitri në dhomë këshillimi, kanë lënë në fuqi dënimin me 43 vite burg në total për 4 të akuzuarit. Bëhet fjalë për dosjen ku ata ishin … Read more

Akuza në Kuvend për Spitalin e Lushnjës, MSH rrëzon Koreshin: Shërbimet vijojnë normalisht

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka hedhur akuza gjatë seancës së sotme në Kuvend lidhur me gjendjen në Spitalin e Lushnjës, duke ngritur shqetësime për mungesë shërbimesh dhe kushte të papërshtatshme. Në reagim zyrtar, Ministria e Shëndetësisë ka hedhur poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si deklarata politike që nuk pasqyrojnë situatën reale në … Read more

Gjykata gjermane rrëzon padinë e aktivistëve të klimës: “Mercedes dhe BMW kanë të drejtë”

Këshilli Federal Gjyqësor Gjerman (BGH) të hënën, më 23 mars, rrëzoi paditë e aktivistëve të klimës kundër gjigantëve të automobilave BMW dhe Mercedes. Paditë kërkonin të ndalonin shitjen e automjeteve të reja me motorë konvencionalë pas vitit 2030. Gjykata e Karlsruhe-s mbështeti vendimet e gjykatave të ulëta në Mynih dhe Stuttgart, të cilat rrëzuan paditë, … Read more

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit, mbetet në qeli ish-kreu i ARRSH

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e ish-kreut të ARRSH, Ervis Berberi për ndryshimin e masës se sigurisë duke lënë në fuqi arrestin me burg. Gjykata Kushtetuese nuk mori në shqyrtim pretendimet për paligjshmëri të marrjes se provave nga telefoni, pasi sipas Kushtetueses nuk janë pjesë e objektit të kërkesës. Vendimi kundër kërkesës për Berberin ishte unanim. … Read more

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e ish-deputetit, Jurgis Çyrbja për të dalë nga burgu: Ka edhe disa orë për të shlyer

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar këtë të premte ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja për të dalë nga burgu pasi ka përfunduar dënimin. Sipas togave të zeza ai ka edhe disa orë për të shlyer në burg deri rreth mesnatës. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin … Read more

Goditje qeverisë britanike: Gjykata e Lartë rrëzon ndalimin e grupit “Palestine Action”

Në një kthesë të papritur që shënon një humbje të turpshme për qeverinë e kryeministrit Keir Starmer, Gjykata e Lartë e Londrës, ka vendosur sot se ndalimi i grupit “Palestine Action” sipas ligjeve antiterroriste ishte i paligjshëm. Gjyqtarët arritën në përfundimin se masa e ndërmarrë nga Ministria e Brendshme vitin e kaluar ishte “jo proporcionale”, … Read more