Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit, mbetet në qeli ish-kreu i ARRSH

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e ish-kreut të ARRSH, Ervis Berberi për ndryshimin e masës se sigurisë duke lënë në fuqi arrestin me burg. Gjykata Kushtetuese nuk mori në shqyrtim pretendimet për paligjshmëri të marrjes se provave nga telefoni, pasi sipas Kushtetueses nuk janë pjesë e objektit të kërkesës. Vendimi kundër kërkesës për Berberin ishte unanim. … Read more

EMRI/ Caktohet gjyqtarja që do të gjykojë kryebashkiakun e Shkodrës, gruan e Berberit dhe 5 zyrtarë të tjerë

Marinela Osmani do të jëtë gjyqtarja e cila do të shqyrtoje kërkesën e SPAK për kalimin për gjykim të dosjes ndaj kryetarit të Bashkisë Shkodër Benet Beci, gruas së ish kreut të ARRSH Ervis Berberi dhe pesë zyrtarëve të tjerë, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo … Read more

“Tuneli i Llogarasë”, dëshmia e vartëses së Ballukut: Firmosa nën presionin e Evis Berberit

Vartësja e Belinda Ballukut u ka rrëfyer prokurorëve të posaçëm se është detyruar nga ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, të firmosë dokumentacionin për tenderin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë. Pas kësaj dëshmie, SPAK deklaron se Belinda Balluku ka ushtruar presion ndaj vartëses së saj, fakt që sipas prokurorisë provohet edhe nga përgjimet. Këto rrethana … Read more

Ylli Manjani shpërthen pas publikimit të fotos së Ervis Berberit: “Si përfundoi në duart e Gazment Bardhit? SPAK të japë llogari”

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ashpër pas publikimit të një fotografie të Ervis Berberit, e cila sipas tij është shkrepur në ambientet e Pallatit të Brigadave dhe jo në një banesë private, siç është pretenduar. Manjani ngre dyshime serioze mbi mënyrën se si imazhi ka përfunduar në duart e deputetit Gazment Bardhi, duke … Read more

Ish-kreu i ARRSH do të qëndrojë në qeli, Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Evis Berberit, dha tendera për ortakun e tij

Apeli i Posaçëm rrëzoi sërish kërkesën e ish kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi për ndryshim të masës së sigurisë. Berberi kërkoi masë më të lehtë se ajo e “arrestit në burg”, kërkesë e cila nuk u mor parasysh nga gjyqtarja Saida Dollani. Ish kreu i ARRSH mbahet në qelinë e paraburgimit që prej … Read more

Në qeli pasi i jepte tendera kompanisë së tij, GJKKO i vazhdon masën e sigurisë ‘arrest në burg’ ish-kreut të ARRSH, Evis Berberit

Gjykata e Posaçme i vazhdon masën e sigurisë ‘arrest në burg’ ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, i cili ndodhet prej muajsh në qeli, pasi u arrestua për korrupsion dhe pastrim parash. Njoftimi i GJKKO, vjen pas kërkesës për informacion nga ana e Berberit. Kujtojmë se Berberi u arrestua në mars të këtij viti … Read more