Gjermani/ Aksidentohet autobusi me pasagjerë nga Kosova, 30 të lënduar

Tridhjetë persona janë lënduar pasi një autobus nga Kosova që po transportonte udhëtarë drejt Mynihut është aksidentuar me një kamion në Gjermani. Siç raportojnë mediat gjermane, aksidenti ka ndodhur gjatë natës, ndërsa në autobus ishin 50 pasagjerë. Dy prej të lënduarve raportohet se janë në gjendje të rëndë. Media gjermanie”Rosenheim 24″ raporton se autostrada u … Read more

Pukë/ Aksidentohet një turist kroat në aksin Qafë Mali – Fierz

Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesditës së sotme, në aksin rrugor Qafë Mali – Fierz, në territorin e bashkisë Pukë. Sipas informacionit paraprak nga policia, rreth orës 12:25, shtetasi kroat D. J. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë është rrëzuar në rrugë. Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar … Read more

Aksidentohet familja me 4 anëtarë në autostradën Milot-Thumanë! Njëri në gjendje të rëndë, detajet e para

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Milot-Thumanë. Burime për News 24 bëjnë me dije se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 4 persona nga një familje, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Për arsye ende të paditura automjeti i përfshirë në aksident ka dalë nga rruga dhe … Read more

Aksidentohet ambulanca që po transportonte pacienten nga Berati për në Tiranë! Raportohet për 3 të lënduar

  Një aksident rrugor ka ndodhur sot në afërsi të Golemit. Një autoambulancë është përplasur me një automjet pranë Shkëmbit të Kavajës, duke shkaktuar disa të plagosur. Burime bëjnë me dije se ambulanca ishte nisur nga Berati në drejtim të Tiranës. Në momentin e aksidentit, brenda autoambulancës ndodhej një grua 64-vjeçare nga Berati, e cila … Read more

Aksidentohet për vdekje një kalimtar, polica shoqëron drejtuesin e mjetit

Një kalimtar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Burrel-Rrëshen.  Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje (26 dhjetor), ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave. Njoftimi i policiseRreth orës 17:45, në fshatin Urakë, … Read more

Aksidentohet gjatë punës 57-vjeçari në Sarandë, transportohet me urgjencë drejt spitalit të Traumës

Një 57-vjeçar është dëmtuar aksidentalisht në pjesën e kokës gjatë orarit të punës në Sarandë. Uniformat blu bëjnë me dije se 57-vjeçari me iniciale N.N është aksidentuar  gjatë punimeve të brendshme, në katin e dytë të një pallati në pronësi të shtetasit A. R. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në lagjen nr. 1. … Read more