Gjykata Administrative rikthen në detyrë Alban Dokushin si sekretar i përgjithshëm i Bashkisë Tiranë: Shkarkimi i Ristanit, i paligjshëm

Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, duke shpallur absolutisht të pavlefshëm urdhrat e lirimit nga detyra. Sipas gjykatës, shkarkimi është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, duke përbërë një shkelje të rëndë të standardeve ligjore dhe procedurale. Vendimi gjyqësor ka efekt të menjëhershëm dhe është i detyrueshëm … Read more

U shkarkua nga detyra me urdhër të Anuela Ristanit, gjykata rikthen në detyrë Sekretarin e Përgjithshëm të bashkisë Alban Dokushi

Dokushi u shkarkua nga detyra më 20 mars të vitit të kaluar me urdhër të kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani. Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë Alban Dokushi, duke shpallur absolutisht të pavlefshëm urdhrat e lirimit nga detyra. Dokushi u shkarkua nga detyra më … Read more

E Ngarkuara me Punë e SHBA mirëpret Komandantin Alban Dervishi, e uron për marrjen e komandës së USS Pearl Harbor: Ta bëjmë Amerikën më të fortë

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka mirëpritur sot (28 mars) në ambasadë, Komandantin Alban Dervishi, të cilin e ka uruar për marrjen e komandës së USS Pearl Harbor. Ambasada, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njofton se VanHorn dhe Dervishi gjithashtu kanë diskutuar rëndësinë e partneritetit mes dy vendeve … Read more

Një ditë pas tërheqjes së Erion Veliajt, Anuela Ristani firmos shkarkimin e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, Sara Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi

Një ditë pas tërheqjes së Erion Veliajt nga urdhri për shkarkimin e saj, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka firmosur dy shkarkime në këtë institucion.   Ristani ka shkarkuar nënkryetaren Sara Goxhaj, e cila në urdhrin e tërhequr nga Veliaj do t’i delegoheshin detyrat e kryetarit. Gjithashtu ka firmosur edhe shkarkimin … Read more

Alban Dokushi del nga SPAK: Erion Veliajn e kam takuar me autorizimin e Prokurorisë së Posaçme

Alban Dokushi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pasi u thirr në SPAK mesditën e sotme. Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë ka deklaruar për gazetarët se “Erion Veliajn e kam takuar me autorizimin e Prokurorisë së Posaçme”. Alban Dokushi mësohet se është thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm për çështjen … Read more