Do të përdorej në një atentat? Brenda saj u gjetën dy automatikë, policia hetime për makinën e djegur në Tapizë

Policia dyshon se makina që u gjet e djegur në zonën e Tapizës në Krujë, brenda të cilët u gjetën 2 automatikë, do të përdorej për një atentat. Teksa ende nuk është raportuar asnjë ngjarje kriminale në këtë zonë, policia po heton dhe grupi hetimor po merr prova në vendngjarje, për të gjetur ndonjë shenjë … Read more

Arrestohet 62-vjeçari në Tiranë, i kap me armë zjarri automatike në automjet

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Blic”. Arrestohet 1 shtetas që kishte në automjet, një armë zjarri automatike, me municion, me qëllim shitjen. Sekuestrohen me cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit, krehri, fishekët dhe automjeti i të arrestuarit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të hetimeve dhe kontrolleve, me objektiv goditjen e … Read more

Shkodër, policia për atentatin: Autorit iu sekeustrua një armë zjarri automatike

Shkodër Informacion paraprak Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur shtetasi E. V. (B.), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, e cila është … Read more

“CAP bëhet pjesë automatike e patentës, Rama: Më pak burokraci dhe kosto për qytetarët”

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se Çertifikata e Aftësimit Profesional (CAP) do të integrohet automatikisht në lejen e drejtimit, duke u pasqyruar me Kodin 95. Sipas tij, kjo risi shmang nevojën për kartonin e veçantë të CAP-it, duke thjeshtuar procedurat dhe duke ulur shpenzimet për qytetarët. “Një tjetër hap drejt modernizimit e thjeshtimit të shërbimeve. … Read more

Pamjet/ Zbulohet një arsenal armësh, sekuestrohen mbi 2200 fishekë, 12 granata difensive dhe automatikë! Ja ku ishin fshehur

Gjenden të fshehura në murin e një ndërtese dhe sekuestrohen 2 armë zjarri automatike, mbi 2200 fishekë luftarak dhe 12 granata difensive. Armët e zjarrit dhe municioni do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertim. Procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, pronari i ndërtesës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, … Read more

Sillnin nga Kosova në Shqipëri pistoleta dhe automatikë për t’i shitur, publikohen pamje të reja nga operacioni ‘Puzzle’! Si blerja e simuluar zbuloi rrjetin që trafikonte armë zjarri

Policia ka publikuar pamje të reja nga operacioni Puzzle, ku u godit një rrjet që trafikonte armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, me qëllim shitjen e tyre. Nga pamjet, duken momente sesi një blerje e simuluar, zbulon trafikantët. Kujtojmë se gjatë operacionit janë sekuestruar 14 armë zjarri (12 armë zjarri pistoletë, njëra prej tyre me … Read more