Rrëzohet avioni në Liqenin e Mavrovës, lëndohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë nga Kosova janë lënduar pasi avioni i vogël sportiv me të cilin po fluturonin u rrëzua në Liqenin e Mavrovës më 12 dhjetor. Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë tha se shtetasit e Kosovës Xh.P. (41 vjeç) dhe D.M. (64 vjeç) janë dërguar në Spitalin e Gostivarit për trajtim mjekësor. Avioni i … Read more

Vatra e zjarrit në Synej të Rrogozhinës/ Avioni kroat ndërhyn për neutralizimin e flakëve

Prej orëve të para të mëngjesit, avioni “Canadair” CL-415 i ardhur nga Kroacia ka nisur operacionet nga ajri për izolimin dhe shuarjen e zjarrit të rënë në Synej të Rrogozhinës. Mjeti fluturues, i specializuar për ndërhyrje në raste zjarresh në terrene të vështira, po vepron në koordinim me forcat vendase të emergjencës civile dhe strukturat … Read more

Kaos në aeroportin e Birminghamit, pas uljes emergjente të një avioni privat

Pasditen e sotme, aeroporti i Birmingham-it është përfshirë nga kaosi dhe vonesat pasi një avion privat u detyrua të bënte një ulje emergjente, duke shkaktuar mbylljen e përkohshme të pistës dhe pezullimin e 93 fluturimeve. Avioni Beech B200 Super King Air, i ndërtuar në vitin 1981 dhe i regjistruar me numrin G-NIAA, ishte nisur nga … Read more

Fëmijë dhe të rritur në panik/ Goma mori flakë, pasagjerët e American Airlines evakuohen nga avioni përmes rrëshqitëses së emergjencës

Pasagjerët e një fluturimi të linjës ajrore American Airlines u evakuuan urgjentisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit, pasi një problem mekanik i lidhur me një gomë gjatë ngritjes, detyroi uljen emergjente të aeroplanit. Sipas njoftimit të kompanisë ajrore, incidenti ndodhi të shtunën dhe rezultoi në ndërprerjen e menjëhershme të fluturimit. Pamjet e publikuara në rrjetet … Read more

Situata me zjarret/ Mbrojtja: Avioni Canadair u nis nga Italia, do të ndërhyjë në vatrat në Borsh, Piqeras dhe Lukovë

Në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, një avion zjarrfikës Canadair është nisur nga Italia dhe do të angazhohet në operacionet ajrore për shuarjen e flakëve në jug të vendit, në zonat Borsh, Piqeras dhe Lukovë. Ky mjet ajror do të forcojë ndërhyrjet në terrene të vështira dhe të paarritshme nga toka, … Read more

A ka të mbjetuar nga rrëzimi i një avioni në Indi?

Të gjithë 242 pasagjerët në bordin e një aeroplani që u rrëzua në Indi kanë vdekur, sipas informacionit të lëshuar nga policia, raporton gazeta lokale Indian Express. Në bord kishte 230 pasagjerë, së bashku me dy pilotë dhe dhjetë anëtarë të ekuipazhit. Sipas një raporti nga Times of India, një aeroplan pasagjerësh Boeing 787 Dreamliner … Read more