Dyshohet i qëllimshëm/ Izolohet zjarri në Dukat, vatrat në Drashovicë dhe fshatin Vajzë aktive, zjarrfikësit në terren

VLORË- Zjarri përfshiu mbrëmjen e sotme një sipërfaqe toke në një kodër pranë fshatit Drashovicë të Bashkisë së Selenicës. Gjithashtu një tjetër vatër zjarri u regjistrua në afërsi të fshatit Dukat. Por pas ndërhyrjes së emergjencave civile të Vlorës, zjarri në fshatin Dukat i Ri është izoluar plotësisht, duke evituar përkeqësimin e situatës dhe rrezikun … Read more

Zjarret në Delvinë dhe Gjirokastër/ Rama: Falenderim për Forcat Komando, vlerë e shtuar. Vatrat, të shuara plotësisht

” Një FALENDERIM i posaçëm me MIRËNJOHJE për Forcat Komando, të cilat gjatë gjithë natës deri në mëngjes u bënë një vlerë e shtuar në pastrimin nga çdo vatër të të gjithë vijës së Sopotit, mes Delvinës dhe Gjirokastrës, 10km front zjarri që tanimë është qetësuar plotësisht.”, shkruan Rama.

Zjarret në Delvinë, deputetja Ina Zhupa: Vatrat janë ende aktive! Duhet ndërhyrje efektive nga ajri, jo lënia e zjarrëfikësve në terren vetëm

Deputetja e PD Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Delvinë si pasojë e përhapjes massive të zjarreve. Në një postim në facebook, Zhupa shkruan se në këto momente kërkohet ndërhyrja efektive nga ajri për ti shuar dhe jo zhdukja e strukturave shtetërore duke lënë zjarrëfikësit në terren të vetëm dhe … Read more

Delvinë/ Zjarrfikëset, Forcat e Armatosura dhe policia në terren për të vënë në kontroll vatrat e rrezikshme, evakuohen banorët

Delvinë- Për shkak të flakëve që po afrohen me qytetin shumica e forcave të bashkive Sarandë, Gjirokastër, Konispol dhe Finiq, së bashku me Brigadën e Mbështetjes së Emergjencave Civile të Forcave të Armatosura, janë dislokuar në terren për të luftuar vatrat e rrezikshme të zjarrit dhe për të ndihmuar në evakuimin e banorëve. Aktualisht raportohet … Read more

Shiu shuan zjarret/ Ikën i nxehti ekstrem, neutralizohen vatrat

Pas temperaturave ekstreme të larta në vendin tone janë rikthyer reshjet e shiu dhe ulja e ndjeshme e temperaturave. Reshjet e dendura kanë ndihmuar në shuarjen e vatrave të zjarrit në gjithë vendin. Situata paraqitet më e qetë. Flakët në zonat më problematike, si Vlora, Delvina, Dibra, Korça janë neutralizuar. Zjarri në Parkun Kombëtar të … Read more

Stabilizohet situata nga zjarret në Vlorë: Të gjitha vatrat nën kontroll

Prej prefekturës së qarkut të Vlorës bëhet me dije se kjo e martë shënon një ditë pozitive për situatën nga zjarret.  Prej fillimit të muajt Korrik, këtë të martë në Vlorë nuk kemi asnjë vatër zjarri aktive në qytet e cila të jetë aktive. Tre vatrat e zjarrit në rang qarku të cilat kanë sjellë … Read more