Lirohet një tjetër pikë bllokimi mjetesh në Kurbin, Ministrja Koçiu: Pa u ndalur çdo ditë, lirojmë hapësirat publike dhe ua kthejmë qytetarëve

Pas Shkodrës, një tjetër hapësirë e kthyer në pikë bllokimi e grumbullimi mjetesh po lirohet dhe u kthehet qytetarëve në Laç. Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu, së bashkë me Kryetaren e Bashkisë Kurbin, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Kryeinspektoren e AAPSK-së inspektuan nga afër aksionin për lirimin e hapësirës. “Është … Read more

Bllokimi i anijes me 850 mijë litra naftë/ 9 marinarët e huaj ‘ngecin’ prej muajsh në portin e Durrësit, s’marrin dot pasaportat! Federata e Transportit apel autoriteteve

9 marinarë të huaj qëndrojnë të bllokuar prej muajsh në portin e Durrësit, pa mundur të marrin mbrapsht pasaportat e tyre, ndërkohë që situata për mbijetesën e tyre bëhet gjithnjë e më e vështirë. Tonin Gjinaj, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Transportit dhe Telekomunikacionit, apeloi për ndërhyrjen e autoriteteve për të liruar marinarët, të … Read more

“TikTok” ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet edhe 9 ditë! Fazat e procesit të mbylljes së platformës

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma vijon të jetë e aksesueshme, megjithëse me vështirësi dhe shenja të qarta të një bllokimi të pjesshëm. Afati i fundit i vendosur nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), që detyronte kompanitë e internetit të ndalonin plotësisht aksesin deri më 13 mars, është shtyrë për disa … Read more

Bllokimi i rrugëve në Tiranë/ Arrestohen 7 protestues dhe procedohen penalisht 40 deputetë e përfaqësues të partive politike, pjesëmarrëse në tubimin e opozitës

Policia e Tiranës ka njoftuar se 7 protestues janë arrestuar, ndërsa janë proceduar penalisht 40 deputetë e përfaqësues të partive politike pjesëmarrëse në protestën e së hënës (23 Dhjetor), ku u bllokuan rrugët e Tiranës. Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale: R. B., 27 vjeç, A. H., 21 vjeç, J. Ç., 27 vjeç, A. C., … Read more

“Botën virtuale e sjellin në atë reale, duke kryer edhe vrasje”- Siguria në shkolla, Rama: Bllokimi i TikTok ndihmë, por jo zgjidhje

Kryeministri Edi Rama është shprehur se mbyllja e rrjetit social TikTok është ndihmë, por jo zgjidhje, duke kërkuar më shumë bashkëpunim mes prindërve dhe mësuesve për edukimin e fëmijëve. Rama u shpreh se fëmijët botën virtuale e sjellin në atë reale, duke kryer edhe akte të rënda kriminale si vrasje. Edi Rama: Jeta virtuale ka efekt deri … Read more

“Qarkullimi mjeteve do devijohet në rrugë alternative”- Protesta e opozitës, policia: Bllokimi akseve në Tiranë është vepër penale, do mbahet përgjegjësi! Ja apeli për organizatorët

Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita ditën e sotme në kryeqytet, ku pritet bllokimi i 5 akseve kryesore rrugore.  “Organizimi i tubimeve në disa segmente rrugore në bashkinë Tiranë krijon probleme dhe premisa për cenime të rendit publik dhe sigurisë së shtetasve të tjerë, pengon qarkullimin e automjeteve të emergjencës, … Read more