Temperaturat zbresin disa gradë nën zero, java që vjen pritet të jetë e ftohtë! Në disa zona do ketë reshje bore. Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

Pas disa ditësh me mot me kthjellime e temperatura gati pranverore mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të ftohta me origjinë veriore me rezultat kryesor të tyre rënien e temperaturave (pa përjashtuar këtu ditët me mot të vranët shoqëruar me reshje shiu apo dëbore). Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak  ditën e Hënë moti parashikohet … Read more

E diela nis me diell, por pasdite mos harroni të merrni çadrat me vete! Në zonat malore pritjen reshje bore

Këtë të diel moti do të jetë fillimisht me kthjellime, më pas vranësira në shtim të cilat do të pasohen me reshje shiu gjatë orëve të mesditës, duke filluar prej vijës bregdetare e gradualisht në të gjithë territorin. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet do të vijojnë në mënyrë të herëpasherëshme me intensitet të ulët e … Read more

Reshje bore dhe rrëshqitje gurësh, bllokohet rruga Theth-Ndërlysaj

Zonat malore të Bashkisë Shkodër janë prekur nga moti i keq, shoqëruar me reshje bore dhe rrëshqitje dherash e gurësh. Rruga Theth-Ndërlysaj është e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së një masivi inertesh. Kjo rrëshqitje ka bllokuar edhe kanalin e ujit që furnizon HEC-in në Ndërlysaj. Bashkia Shkodër po punon për zhbllokimin e këtij aksi … Read more

Sot përmirësohen kushtet atmosferike, por sërish priten reshje bore në zonat malore! Njihuni me parashikimin e motit

Duke filluar nga dita e sotme pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike mbi vendin tonë. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe intervale afatshkurtra kthjellimi kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Në relievet malore në verilindje dhe juglindje vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobëta dhe të herëpashershme dëbore. … Read more

“Ka prezencë bore dhe inerte në rrugë”- Policia apel drejtuesit e mjeteve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Në kushtet me një mot me reshje shiu dhe dëbore, Policia e Shtetit, ka apeluar drejtuesit e mjeteve të udhëtojnë me kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Policia gjithashtu apelon që dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me vështirësi qarkullimi. “Në rast të udhëtimeve në zonat e prekura nga reshjet e dëborës, automjetet … Read more

Mos harroni të merrni çadrat me vete, kjo e diel parashikohet me reshje shiu, në zonat malore do ketë edhe borë! Ja temperaturat

Këtë të dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me vranësira si dhe reshje shiu, që do të vijojnë të jenë të herëpashershme gjatë gjithë ditës deri në orët e pasdites në formën e shtrëngatave në pothuajse të gjithë territorin. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak në Alpe dhe relievet malore … Read more