Vrasja e trefishtë në Podgoricë për një borxh

Një borxh dyshohet se është bërë shkak për vrasjen e trefishtë mëngjesin e së martës, në lagjen aerodromi i vjetër në Podgoricë, ku humbën jetën edhe dy vëllezër shqiptarë. Mediat malazeze shkruajnë se autori Vehid Muriç, 25-vjeç, ishte konfliktuar të hënën me 3 shokët e dhomës, dy vëllezërit Denis dhe Nezrin Hoti, dhe Kenan Miraljemović … Read more

“Nënë vrava 3 veta, i kam duart me gjak”/ Detajet nga krimi në Podgoricë: Vrau shokët për një borxh, arrestohet autori

Është arrestuar 25-vjeçari Vehid Murić, autori i vrasjes së dy vëllezërve Denis dhe Nezrin Hoti nga Rozhaja dhe Kenan Miraljemoviç nga Novi Pazari. Krimi i rëndë që tronditi Podgoricën një ditë më parë, ndodhi në një apartamen me qira në lagjen Stari Aerodrom, ku jetonin së bashku katër të rinjtë. Pas një grindjeje me 3 … Read more

“U kam 70 mln lekë borxh punëtorëve”/ Gjykata le në burg sipërmarrësin që tentoi të grabiste bankën, avokati: Të vlerësohet gjendja psikologjike

Bardhyl Fusha, i cili pak ditë më parë tentoi të grabiste me kallashnikov një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Ndërkohë avokati i tij ka kërkuar që të vlerësohet gjendja psikologjike dhe mendore e klientit të tij, në momentin e ngjarjes. Fjala e mbrojtësit ligjor, avokatit … Read more

“Kemi marrë borxh, jemi me kredi”, punonjësit e “Bankers Petroleum” protestë, pa paga prej 7 muajsh

Dhjetra punonjës të kompanisë së sigurimit Bankers Petroleum u ngritën në protestë paraditen e sotme. Prej shtatë muajsh, ata nuk kanë marrë pagat, duke e vështirësuar ndjeshëm situatën për 120 punonjësit aktualë. “Ne fillimisht ishim 380 punonjës, por janë bërë shkurtime të vazhdueshme”, shprehen protestuesit, duke shtuar se kjo është protesta e katërt brenda shtatë … Read more

Pa llogaritur përmbytjet e fundit/ Dëmet nga fateqësitë natyrore, shteti u ka 2 milionë euro borxh qytetarëve

Moti vazhdon të mbajë në ankth shumë banorë të zonave që janë prekur nga përmbytjet, të cilët akoma nuk janë vizituar nga punonjësit e shtetit për të dokumentuar dëmet. Por kreu i Emergjencave Civile deklaroi sot në Kuvend një shifër që tregon se kompensimet vonojnë, madje ndër vite. “195 milionë lekë ju jemi borxh qytetarëve … Read more

“Nuk duhet të përjashtojmë partitë e vogla nga Reforma Zgjedhore”- Taulant Balla: PD-ja u ka marrë borxh edhe kandidatin për kryetar bashkie, pse mos të përfshihen

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, foli sot për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.Taulant Balla tha se PS propozoi që pjesëmarrja e anëtarëve në Komisionin për Reformën Zgjedhore të jetë i barabartë dhe të përfaqësohen të gjitha partitë, edhe të voglat që nuk kanë një grup parlamentar. “Propozimi … Read more