Policia ndalon 4 persona në protestën e Berishës, iu gjendet një çantë me molotovë! Lëndë plasëse efektivët gjejnë edhe në bulevard
Policia ka ndaluar në protestën e Partisë Demokratike, 4 persona të cilët mbanin një çantë me molotovë. Po ashtu, efektivë të Policisë janë shpërndarë në terren dhe po mbledhin molotovët e pashpërthyer që kanë lënë pas militantët e Sali Berishës, të cilët u larguan nga Policia.