“Janë figura të urryera”- U largua nga partia, deputeti Dashnor Sula sulmon dy kolegët: PD fatkeqësisht ka rënë në dorë të të famshmëve, Flamur Noka e Albana Vokshi

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, i cili u largua nga partia për t’iu bashkuar “Nisma Shqipëria Bëhet”, ka sulmuar dy kolegët e tij Albana Vokshi dhe Flamur Noka. Deputeti demokrat u shpreh se Noka dhe Vokshi janë dy figura të urryera dhe se PD fatkeqësisht ka rënë në dorë të tyre. Dashnor Sula: Kur zoti Basha … Read more

E Ngarkuara me Punë e SHBA: SPAK po lufton për të sjellë në gjykatë bosët e krimit dhe figura të korruptuara politike! Por vettingu nuk ka mbaruar

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn, mori pjesë sot në aktivitetin përmbyllës të Vettingut. Teksa përgëzoi punën që është bërë deri më tani nga institucionet për personat të korruptuar në politikë e drejtësi, ajo tha se prokurorët dhe hetuesit në SPAK po luftojnë për të sjellë në gjykatë bosët e krimit dhe figura … Read more

Kryeministri Rama jep lajmin: Gjatë restaurimit të pikturës murale në Kishën e Shna Ndout dolën në dritë portrete dhe figura shenjtorësh

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se gjatë restaurimit të pikturës murale në Kishën e Shna Ndout dolën në dritë portrete dhe figura shenjtorësh. “Punimet konsistuan në konsolidimin e shtresave përgatitore dhe pelikulit piktorik, pastrimin nga mbivëniet me gëlqere dhe llaç, pastrimin nga kripërat si dhe zëvendësimin e bordurimeve dhe stukimeve të vjetra”, shkruan Rama … Read more

Rritja e pagave për ligjvënësit e Kuvendit, Rama me pensionistët: Figura e deputetit është bërë zhele! Sikur ta pezullonim…

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me pensionistët në Durrës, komentoi kritikat për rritjen e pagës për ligjvënësit e Kuvendit. Kreu i qeverisë u shpreh se figura e deputetit është bërë zhele, por shtoi se “shumica e tyre nuk e meritojnë fare këtë lloj perceptimi”. Kryeministri theksoi se edhe sikur të pezullohej Parlamenti, pagat e deputetëve tek … Read more

Bajram Begaj në Malësinë e Madhe, zhvillon takime me figura të spikatura: Me xhubletën kemi arritur të futemi në historinë botërore

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë dyditore në Malësinë e Madhe, e cila përkon me 113-vjetorin e kryengritjes së kurorëzuar me ngritjen  e flamurit të Skënderbeut në Bratillë të Deçiçit.   Në ditën e parë të kësaj vizite, Presidenti Begaj zhvilloi një bashkëbisedim me figura të spikatura … Read more

“Dy figura të larta të mazhorancës do jenë para drejtësisë”- Paralajmërimi i deputetit të PD: Do ketë ngjarje nga më të fortat! A do bashkohesh me Bashën? Ja si përgjigjet Dashnor Sula

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka paralajmëruar se dy figura të larta të mazhorancës shumë shpejt do jenë para dyerve të drejtësisë. I ftuar në Panorama TV, Sula vlerësoi punën e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa ngriti edhe shqetësimin e mos zbatimit të dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ku njëra ka të bëjë me mandatin … Read more