Saga 30-vjeçare e hasmërisë mes fiseve Kaza e Gjini në Lezhë, si nisi gjakmarrja dhe pse u vra shefi i krimeve Ndue Kaza në 1994? Kush janë viktimat e tjera të konfliktit

Në emisionin “Në Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala, dëshmitë e zbardhura nga dosja hetimore mbi vrasjet mes fiseve Gjini e Kaza, tregojnë qartë zanafillën e zinxhirit të vrasjeve që daton në 1994, me ekzekutimin e shefit të krimeve në Lezhë, Ndue Kaza dhe që vijoi me atentatin e 1 qershorit 2025 ku mbeti i vdekur … Read more

FOTO/ Nga Mirdita në Bruksel e deri në Lezhë, hakmarrja mes dy fiseve! Këta janë vëllezërit Kaza, dy prej tyre të vrarë brenda një viti, njëri i dënuar me 22 vite burg

Pjetër Kaza 57 vjeç është i fundit i vrarë me armë zjarri si pasojë e gjakmarrjes mes fiseve Kaza dhe Gjini. Ai u ekzekutua këtë të dielë (1 qershor) në oborrin e shtëpisë së tij në Tale të Lezhës. Ndërkohë një vit më parë, më 6 maj 2024, vëllai i tij, Agustin Kaza 44-vjeç u … Read more

FOTO/ Ky është Pjetër Kaza që u ekzekutua në oborrin e banesës, saga e gjakmarrjes që nisi në 1994 mes dy fiseve, numërohen 5 të vrarë

Personi në foto është Pjetër Kaza që u ekzekutua sot në Tale të Lezhës. 57-vjeçari është viktima e radhës nga gjakmarrja që daton në 1994 mes fiseve Gjini dhe Kaza. Viktima Pjeter Kaza, vendi ku ndodhi ngjarja Sipas të dhënave të policisë, historiku daton në 1994 me vrasjen e shefit të Krimeve të Policisë Ndue … Read more

Ekzekutimi mafioz me 11 plumba i Kristian Markut! Si u zbulua atentati i 13 janarit, saga e gjakmarrjes mes fiseve Reçi dhe Gjini

Emisioni investigativ “Në Shënjestër” solli ekskluzivisht këtë të martë detaje nga dosja hetimore për vrasjen e Kristian Markut, i njohur edhe me pseudonimin Kristi Bardhi, i çili ishte viktima më e fundit e një zinxhiri të gjatë gjakmarrjesh mes dy fiseve të njohura në veri të vendit, Reçi dhe Gjini. Një konflikt i trashëguar që … Read more

Konfliktet mes dy fiseve në Has që sollën të vrarë e të plagosur/ Vetting: Babai i autorit të krimit kërkoi ndihmë, por nuk mori përgjigje! Roli i pushtetit vendor inekzistent

Emisioni “Vetting” në News24,  ka sjellë dëshmi të reja mbi tragjedinë që tronditi komunitetin në një fshat të vogël të Hasit, duke nxjerrë në pah problemet e thella që lidhen me pronësinë dhe administratën e tokës. Agimi, babai i Ylber Jakut i cili një qytetar i thjeshtë, ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore për të … Read more

Përplasjet e përgjakshme mes bandave që tronditën Elbasanin! Zbardhet sherri mes fiseve Çopja dhe Alibej, nga ortakë në armiqë! Si u ngjitën në “majën” e trafikut të kokainës

Emisioni “Në Shënjestër” në NeWs24, ka hedhur dritë mbi përplasjet e përgjakshme që tronditën qytetin e Elbasanit, ato mes fisit Çopja dhe Alibej. Nisja e përplasjes shpjegohet në detaje, duke nisur nga jeta e hershme e vëllezërve Çopja dhe mënyra se si ata arritën të ktheheshin nga shitës të vegjël të kokainës në një grup … Read more