“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës

Është shtyrë gjyqi për çështjen “Sterilizimi” për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Seanca e radhës do të zhvillohet për më 9 qershor. Në këtë seancë, Beqaj ishte jashtë kafazit të xhamtë dhe u shfaq krah avokatit të tij. Beqaj kërkon pushimin e çështjes, ose pezullimin dhe dërgimin për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

“Sterilizimi”/ Ilir Beqaj para GJKKO, nis gjykimi për ish-ministrin e Shëndetësisë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka dalë këtë të enjte para trupit gjykues në GJKKO, ku nis gjykimi në themel për dosjen ‘Sterilizimi’. Ish-ministri i Shëndetësisë do të gjykohet me procedurë të zakonshme për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të stukturuar kriminal. “Përer mua çdo lloj trupe gjyqësore në këtë … Read more

Abuzimet me fondet e SASPAC/ SPAK dërgon për gjykim ish-ministrin, Ilir Beqaj dhe 5 të pandehurit e tjerë! Ja akuzat e ngritura ndaj tyre

SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen e SASPAC dhe ka dërguar për gjykim ish-ministrin, Ilir Beqaj, si edhe 5 të pandehurit e tjerë. Prokuroria e Posaçme ka ngritur 5 akuza, korrupsion pasiv i zyrtarëve, mashtrim, falsifikim, shkelje e barazisë në tendera dhe fshehje e pasurisë për Ilir Beqajn dhe të pandehurit, Ermal Kurtulaj, Bledar Leka, Gazmend Haxhia dhe … Read more

Inceneratori i Tiranës, SPAK jep pretencën për 8 të pandehurit! Ja sa vite burg u kërkua për ish-ministrin Lefter Koka

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për 8 të pandehurit e Inceneratorit të Tiranës, mes tyre ish-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka. Gjatë seancës në GJKKO, SPAK ka kërkuar dënimin me 4 vite burg të ish-ministrit Koka, i cili gjykohet me gjykim të shkurtuar së bashku me 7 të akuzuarit e tjerë. Pretenca për të pandehurit: Lefter … Read more

Seanca për inceneratorin e Tiranës, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për ish-ministrin Lefter Koka dhe 7 të pandehurit e tjerë

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca për 12 të pandehurit për inceneratorin e Tiranës, mes tyre edhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka. Raportohet se togat e zeza kanë pranuar kërkesën e 8 të pandehurve për gjykim të shkurtuar: -Lefter Koka, Bledar Karoli, Erjon Murataj, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku dhe Jetmir Llapaj … Read more

“Gërdeci”/ Shtyhet seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu: Jam në SHBA për ekzaminime mjekësore

Gjykata e Posaçme shtyu për më 12 shkurt seancën e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Shkak i shtyrjes u bë mungesa e ish-ministrit, që përmes një deklarate njoftonte gjykatën se ndodhej në SHBA për të kryer disa ekzaminime mjekësore. Njëkohësisht, përmes avokatit Mediu kërkonte të ishte i pranishëm në sallë gjatë përballjes me … Read more