Ankimimi për dënimin me 1 vit burg, Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim çështjen e Salianjit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim mbi bazë dokumentesh ankimimin e ish-deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji, i cili kërkon shfuqizimin e vendimeve gjyqësore të dhëna për dënimin e tij. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, çështja do të shqyrtohet në themel mbi aktet e depozituara, pa zhvillimin e seancës dëgjimore publike, në këtë … Read more

Akuza për korrupsion dhe pastrim parash, kalon për gjykim dosja e kardiologut Edvin Prifti

Dosja penale ndaj mjekut kardiolog Edvin Prifti ka kaluar për gjykim. Ai dyshohet se ka marrë rryshfet në këmbim të kryerjes së ndërhyrjeve kardiake. Sipas Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Prifti akuzohet për “korrupsion pasiv” në shtatë raste, si dhe për veprat penale “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “fshehja … Read more

“Luajnë mirë futboll”/ Trajneri i Polonisë: Rruga drejt Botërorit kalon nga Shqipëria

Trajneri i Polonisë, Jan Urban, i ka thurur elozhe Kombëtares shqiptare, që do të jetë rivali i tij në gjysmëfinalen e “Play Off”-it. Ai thotë se dueli nuk do të jetë aspak i lehtë, sepse kuqezinjtë janë një skuadër që dinë të luajnë mirë futboll dhe këtë e tregon fakti që ndodhen në këtë fazë … Read more

14 krime për 2 vite dhe një “mal” me akuza, GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiu, Kristi Bixhekun dhe Artan Tafanin

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka dërguar për gjykim Laert Haxhiun, Kristi Bixhekun dhe të penduarin e drejtësisë Artan Tafani. Të tre këta persona akuzohen për një sërë krimesh të rënda që variojnë nga vrasje me paramendim, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me armë, … Read more

Po kalon një formë të jashtëzakonshme, plani i Trabzonspor për Ernest Muçin

Ernest Muçi po kalon një formë të shkëlqyer në këtë fazë të sezonit me Trabzonsporin duke e lënë të kënaqur trajnerin e kësaj skuadre, Fetih Tekke dhe tani klubi po mendon seriozisht të blejë përfundimisht kartonin e futbollistit të kombëtares shqiptare. Muçi ka shënuar 3 gola dhe ka fituar një penallti në 11 ndeshjet të … Read more

GJKKO kalon për gjykim ish-kryetaren e komanduar të Tropojës dhe ndërtuesin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) pranoi sot kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për dërgimin për gjykim të ish-kryetares së komanduar të bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj dhe ndërtuesit Rrok Gega. Zyra Islamaj akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike“ dhe Rrok Gega akuzohet për kryerjen e … Read more