Zbulohet rafineria e drogës në banesën e shqiptarit në Itali, sekuestrohen 34 kg kokainë! Vlera e saj 700 mijë euro

Autoritetet italiane kanë çmontuar një tjetër organizatë narkotrafiku në vend dhe këtë herë një rafineri moderne të përpunimit të drogës dhe shpërndarjes së saj. Operacioni u krye në zonën e Firences nga karabinierët, që gjurmonin prej kohësh aktivitetin e dyshimtë, teksa sekuestruan përveç laboratorit, edhe 34 kg kokainë me vlerë tregu mbi 1 mln euro … Read more

Sekuestrohet një sasi rekord kokaine në një narko-nëndetëse

Autoritetet portugeze, kanë realizuar një sekuestrim historik prej gati nëntë tonësh kokainë pas ndalimit të një anijeje gjysmë-nëndetëse në afërsi të ishujve Azoreve. Kjo konsiderohet ngarkesa më e madhe e drogës e gjetur ndonjëherë në një mjet të tillë me destinacion Evropën. Operacioni u krye nga Policia Gjyqësore në bashkëpunim me forcat detare dhe ajrore, si … Read more

VIDEO-Furnizonin me kokainë disa grupe në Tiranë, 3 të arrestuar/ Sekuestrohen mbi 120 mijë euro, armë dhe drogë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Cargo 2”, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme, kundër shitjes të lëndëve narkotike. Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të operacioneve policore kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëorganizuar organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cargo 2”. … Read more

Shpërndante kokainë, arrestohet 26-vjeçari në Fier

Finalizohet operacioni i koduar “New Start”. Në pranga ka rënë një 26-vjeçar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit që i riu drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi prej 81 gramësh lëndë të dyshuar narkotike kokainë. 26-vjeçari ka tentuar t’u ikë punonjësve të Policisë, por është neutralizuar dhe më pas … Read more

I dënuar në Luksemburg për përplasje me armë, shqiptari dyshohet si i përfshirë në trafikimin e 475 kg kokainë

Shqiptari 30-vjeçar Aldo I., i cili u dënuar me pak më shumë se tre vjet burg për rolin e tij në një incident me armë zjarri në fund të vitit 2020 në Luksemburg, tani dyshohet se është një figurë kyçe e një bande shqiptare që merret me trafikimin e kokainës drejt Holandës, shkruajnë mediat holadeze. … Read more

“Target”/ Shisnin kokainë në lokale, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit për shitje të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit të bluve bëhet me dije se 23 dhe 33 vjeçari dyshohet se shisnin kokainë në lokalet e zonës së Komunës së Parisit. Blutë sekuestruan 250 gramë kokainë, 2 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari … Read more