Bashkëshorten Rovena Gashi ia kanë shkarkuar 3 vite më parë, prokurori Gina përballet me KPK-në, ja çfarë u gjet gjatë hetimeve

Seanca e tretë dëgjimore të mërkurën më 15 korrik në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK në kuadër të procesit të vetingut të prokurorit të Tiranës, Dritan Gina u arrit të realizohej, megjithëse subjekti paraqiti kërkesa për përjashtimin e kryesueses së trupit gjykues, Etleda Çiftja; për rikryerjen e hetimit administrativ duke e konsideruar aktualin nul; … Read more

ONM kundërshton KPK-në/ Kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Tiranës

Pozitat e gjyqtarit të Tiranës, Gerd Hoxha nuk janë aq të sigurta, ndonëse u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.   Në zyrën e Komisionerit Publik ka mbërritur këtë të enjte një rekomandim për shkarkimin e tij. Kërkesën e ka bërë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili nuk bie dakord me vendimin … Read more

“Sillet si biznesmen”, kush është prokurori nga Lushnja që fle në zyrë dhe çuditi KPK-në

Prokurori i Prokurorisë së Lushnjës, Artan Hazbi u përball të enjten me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK vetëm për kriterin e pasurisë. Gjatë seancës dëgjimore u evidentuan probleme të shumta si mosdeklarime, fshehje, mungesa të burimeve financiare –një sjellje e krahasuar si një investitor apo biznesmen nga KPK, në kundërshtim me funksionin … Read more

Akuzoi KPK-në se kishte fshehur provën e tij, shkarkohet nga detyra prokurori i Apelit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Apelit të Vlorës Pelivan Malaj. Sipas KPK-së, shkak i shkarkimit të prokurorit janë problemet me pasurinë që i janë gjetur subjektit të rivlerësimit. Malaj ka mbajtur detyrën e prokurit që prej vitit 2003., ndërsa tashmë do të përjashtohet për të paktën 15 vite nga … Read more

Eneida Civici akuzon KPK-në, por Kolegji i rrëzon ankimin

Ish-gjyqtarja Eneida Civici akuzoi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit se kishte cenuar të drejtat e saj dhe të bashkëshortit gjatë procesit të rivlerësimit. Kolegji vendos largimin për 15 vjet nga sistemi i drejtësisë. Nga Edmond Hoxhaj Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të mërkurën të rrëzojë ankimin e ish-gjyqtares së Tiranës, Eneida Civici kundër vendimit … Read more

Mosdeklarimi i një huaje dhe i parave cash ndanë KPK-në për gjyqtarin Astrit Kalaja

Gjyqtari i Apelit të Shkodrës, Astrit Kalaja u konfirmua në detyrë pasi dy anëtarë të trupës gjykuese i justifikuan mosdeklarimet e gjendjeve në cash si pasaktësi dhe një hua prej 3.3 milionë lekësh si “veprim juridiko-bankar të veçantë”.  Në pakicë, Bekteshi votoi pro shkarkimit. Nga Edmond Hoxhaj Gjyqtari i Apelit të Shkodrës, Astrit Kalaja u … Read more