Kryepolici Ilir Proda takim me zv.presidentin e policisë çeke: Rruga jonë, e qartë! Bashkëpunimi i ngushtë me agjencitë ligjzbatuese për të luftuar krimin global

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Pragë, së bashku me kreun e Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati. Gjatë vizitës zyrtare në Pragë, kanë zhvilluar një takim pune me Zëvendëspresidentin e Policisë çeke, Tomas Kubik, pasi Presidenti i Policisë për shkak të një axhende emergjente, nuk ishte në Pragë. … Read more

“Ka progres në luftën kundër krimit të organizuar nga SPAK”- Zbardhet raporti i BE për Shqipërinë: Të punohet më shumë për pavarësinë e agjencive ligjzbatuese!

Në progres raportin e BE-së për Shqipërinë, thuhet se SPAK ka avancuar në luftën ndaj krimit të organizuar dhe pastrimit të parave duke u afruar kështu me legjislacionin e Bashkimit Europian. Në raport thuhet se nevojiten veprime të mëtejshme për të forcuar kapacitetet e zbatimit të ligjit dhe për të përmirësuar efikasitetin e hetimeve si … Read more

Sulmi me kos dhe vezë ndaj Belerit, reagon Bardhi: Akt që turpëron Shqipërinë, i bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese të veprojnë menjëherë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas sulmit me vezë dhe kos që iu bë ish-kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri, i cili ndodhet në Tiranë në cilësinë e eurodeputetit grek. Bardhi shprehet se sulmi është orkestruar nga kryeministri Edi Rama, ndërsa thekson se është një akt që turpëron Shqipërinë. Ndër të … Read more

Shkatërrimit i grupit kriminal, reagon ministri Balla: Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, forma më e mirë për të goditur krimin

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me operacionin e policisë, SPAK dhe Prokurorisë Shkodër, që rezultoi në çmontimin e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike. Balla shkruan se bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit janë forma më e mirë për të goditur krimin. “Policia … Read more

“Asetet e sekuestruara arrijnë vlerën e 80 mln eurove”- Drejtuesja e ILDKPKI raporton te ‘Ligjet’: Organet ligjzbatuese, përmes deklarimit të pasurive nga zyrtarët, kanë zbuluar raste korrupsioni

Drejtuesja e ILDKPKI-së, Evgjeni Bashari, në Komisionin e Ligjeve ka raportuar për punën e institucionit që drejton për vitin 2023. Bashari është shprehur se kallëzimet penale kanë qenë më shumë se 500  dhe vlera e aseteve të sekuestruara për korrupsion arrin mbi 80 milionë euro që janë adresuar në organet ligj zbatuese. Duke patur këto … Read more

“Cenim real i integritetit të shtetit”- Dhoma e Avokatisë Shkodër për tritolin në banesën e gjyqtarit: Organet ligjzbatuese të zbardhin ngjarjen dhe të vënë para përgjegjësisë autorët

Dhoma e Avokatisë Shkodër ka reaguar në lidhje me shpërthimin me tritol në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj, duke thënë se është një ngjarje e rëndë kriminale, cenim i integritetit të shtetit dhe nivelit të sigurisë publike të kryeqendrës së veriut. Kryetari i Dhomës së Avokatisë në Shkodër, Anton Kosteri Në një deklaratë zyrtare, Dhoma … Read more