Kanoste një 23-vjeçare, për t’i dhënë para, nëpërmjet llogarive false që kishte hapur në rrjete sociale, me fotografitë e saj, arrestohet 25-vjeçari

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “The ghost”. Kanoste një 23-vjeçare, për t’i dhënë para, nëpërmjet llogarive false që kishte hapur në rrjete sociale, me fotografitë e saj, arrestohet 25-vjeçari. Sekuestrohen 2 celularë me llogaritë false aktive në ta. Menjëherë pas kallëzimit të një 23-vjeçareje, se një shtetas i kishte vjedhur kredencialet e llogarisë së saj … Read more

Kërcënonte 23-vjeçaren nëpërmjet llogarive false për t’i marrë para/ Arrestohet i riu në Tiranë

Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi nëpërmjet llogarive false kërcënonte një 23-vjeçare për t’i marrë para.  Policia sekuestroi 2 celularë me llogaritë false aktive në ta. “Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “The ghost”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i … Read more

Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën e Arben Ahmetajt për shfuqizimin e sekuestrove ndaj pronave dhe llogarive bankare

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, për shfuqizimin e sekuestrove ndaj pronave dhe llogarive bankare. Ish numri dy i qeverisë, është në arrati prej qershorit 2023, ndërsa prej 24 korrikut të vitit të kaluar është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ndaj Arben Ahmetajt janë ngritur akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje … Read more

Kërkon heqjen e sekuestros ndaj llogarive bankare, Ajola Xoxa mbërrin në Apelin e GJKKO-së

Ajola Xoxa ka mbërritur në Apelin e GJKKO-së ku do të shqyrtohet kërkesa e saj për heqjen e sekuestros ndaj llogarive bankare. Bashkëshortja e Erion Veliajt u paraqit edhe ditën e djeshme në gjykatë, por seanca u shty për shkak se është legjitimuar një avokat tjetër dhe ai kërkoi që të njihej me aktet. Gjithashtu edhe … Read more

Ajola Xoxa kërkon lirimin e llogarive bankare, bashkëshortja e Erion Veliajt paraqitet në Apelin e GJKKO

Ajola Xoxa është paraqitur sërish sot në Apelin e GJKKO ku do të zhvillohet seanca për lirimin e disa llogarive bankare, për të cilat bashkëshortja e Erion Veliajt kishte bërë ankim, pasi i janë bllokuar. Seanca e të hënës u shty pasi Gjykata kerkoi kohë për tu njohur me disa prova të reja të paraqitura nga SPAK. … Read more

Ajola Xoxa kërkon lirimin e llogarive bankare, shtyhet seanca në Apelin e GJKKO! Ja arsyeja

Seanca në Apelin e GJKKO për ankimin e bërë nga Ajola Xoxa për lirimin e llogarive bankare është shtyrë për ditën e mërkurë. Mësohet se Gjykata ka marrë kohë për tu njohur me disa prova të reja të paraqitura nga SPAK. Ky ankim i bërë nga bashkëshortja e Erion Veliajt lidhet me sekuestrimin e disa … Read more