I vetëm në garë, Armand Duka siguron mandatin e 7-të në krye të FSHF-së

I vetëm në garë, Armand Duka siguron një mandat të 7-të në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore, këtë herë Duka nuk kishte asnjë rival përballë, qoftë dhe formal, askush nuk preferoi ta rivalizojë duke i dhuruar një tjetër mandat katër vjeçar. Nga 48 anëtarë me të drejtë vote në … Read more

Balla zbulon 3 objektivat e PS: Në pranverën e 2029-ës do i kërkojmë shqiptarëve mandatin e pestë qeverisës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur se objektivi kyç i qeverisë së kryeministrit Edi Rama është futja e Shqipërisë në BE para 28 nëntorit të vitit 2030. Komentet Balla i bëri teksa foli në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, ku mbyllja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE … Read more

Mbledhja e Këshillit për mandatin e Ballukut, Kuvendi: Materiali me karakter “sekret hetimor” ndodhet në kasafortën e…

Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar për dosjen e SPAK që lidhet me zv.kryeministren dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Kuvendi thotë se “materiali me karakter “sekret hetimor” ndodhet në kasafortën e specialistit të protokollit për dokumentacionin e klasifikuar. Reagimi i Kuvendit: Kuvendi i Shqipërisë, në zbatim të dispozitave kushtetuese dhe të Rregullores … Read more

Mori mandatin pas dorëheqjes së Tom Doshit, betohet në Kuvend deputeti Besnik Brahimi

Besnik Brahimi i cili mori mandatin e deputetit pas dorëheqjes së Tom Doshit, u betua sot në Kuvend. Gjithashtu në Kuvend u betua sot edhe deputeti i Partisë Socialdemokrate Shkurt Lasku, i cili mori mandatin pasi Sabina Jorgo dha dorëheqjen nga ky post. Kujtojmë se Besnik Brahimi mori mandatin e deputetit për qarkun Shkodër, pas … Read more

Berisha: Altin Dumani po shkulte leshrat sepse iu bënë pluhur përpjekjet antikushtetuese për të zgjatur mandatin

Kreu i PD Sali Berisha nuk i ndal sulmet ndaj kreut te SPAK Altin Dumani. “Altin Dumani po shkulte leshrat, po qante dhe bërtiste sepse u bënë pluhur përpjekjet e tij puçiste antikushtetuese për të zgjatur mandatin.Ky kriminel kushtetues përdori detyrën, besimin dhe ligjin për të bërë pazare për interesa personale.Ky kriminel kushtetues amnistoi ministra … Read more

Berisha: Rama e rrëmbeu mandatin, por nuk do ta gëzojë

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama e rrëmbeu mandatin e katërt. Por theksoi Berisha, “misioni ynë është që të mos e gëzojë këtë mandat”. Kryedemokrati lidhi situatën në vendin tonë me atë në Nepal, teksa u shpreh “U kishin nxjerrë ornamente, gjyzlykët e kushtueshme, 500 euro, këpucë 1000 euro, xhaketa 700 euro, … Read more