Misteri i shkollave të reja që u shemben nga tërmeti! Dy firmat e ‘preferuara’ të Rindërtimit! Dyshime se janë përfituese dhe te transaksioneve të Inceneratorëve të Zotos dhe Mërtirit! Lidhjet që zbuloi SPAK

EMISIONI VETTING TENDERAT E SHKOLLAVE THUMANE Në Thumanë të Krujës, tërmeti i nëntorit 2019 dëmtoi dy shkollat e rikonstuktuara pak javë para tërmetit. Askush nuk analizoi arsyet pse shkollat u dërrmuan edhe pse ishte ndërtesa të reja. Pa asnjë shpjegim ato u përfshinë në  fondin e rindërtimit për objektet arsimore nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit. … Read more

SPAK përfundon hetimet, nis komunikimin e akuzave ndaj Arben Ahmetajt, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), do t’u komunikojë akuzat ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, më 26 mars.  Shkak i shtyrjes, sipas Prokurorisë, janë bërë problemet teknike. Ish numri dy i qeverisë, është marrë i pandehur nga SPAK për akuzat e korrupsionit, pastrimit te parave dhe fshehjes së … Read more

BIRN: Ngjitja dhe rënia e ish-drejtorit të Mirel Mërtirit nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, AAPSK – e cila administron pronat e sekuestruara të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri ndërroi dy drejtues brenda një ore të hënën. Ministria e Brendshme komandoi fillimisht Ferdinand Tarazhin në detyrën e kryeadministratorit të AAPSK, por komandimi i tij u tërhoq mbrapsht pasi ish-deputeti … Read more

Ahmetaj mik i Zotos e Mërtirit? “E kuptoj se Big Brother…”,Rama ironi në Tabakun: Nuk është në kompetencat e mia kushtetuese thashethemet

Kryeministri Edi Rama është thirrur sot në Komisionin Hetimor për Inceneratorët nën cilësinë e dëshmitarit. Rama tha fillimisht s enuk ka ardhur për asnjë aferë, duke i cilësuar si opinione pyetjet e kryetares Jorida Tabaku. I pyetur nëse tre pronarët e inceneratorëve që janë në kërkim, kanë miqësi me Arben Ahmetajn, Rama iu përgjigj me … Read more

Gojështhurrja ndaj Ergys Mërtirit: ç’është Andi Bushati?

Andi Bushati, një komentator politik që deliron nëpër studio, me një ngrefosje ku i lexohet mbushamendja se dhe në Uashington ose Bruksel duhet ta pyesin më parë atë para marrjes së ndonjë vendimi, shpërfaqi një natë më parë atë që më shumti urrente i ndjeri Fatos Baxhaku në shkrimet kritike të kolegëve: ligësinë mes rreshtash. … Read more