“7501-shin e miratoi PD”/ Deklarata shkakton debat te ‘Ligjet’, Ivi Kaso-ministrit të Drejtësisë: Kërko ndjesë publike! Lamallari: S’kam dezinformuar!

Një deklaratë e bërë nga ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari në Kuvend, se ligji 7501 u miratua nga Partia Demokratike, është bërë objekt debati në Komisionin e Ligjeve. Teksa sot në mbledhje raporton ministri, deputeti i PD-së, Ivi Kaso pohoi se Lamallari duhej ta niste fjalimin e tij me një ndjesë publike, pasi kishte gënjyer. … Read more

PE miratoi raportin për Shqipërinë, ministri Balla: Schieder deklaroi se vendi ynë është “favoriti kryesor” mes kandidatëve për t’u anëtarësuar në BE

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka reaguar pasi Parlamenti Europian miratoi raportin për Shqipërinë. Balla falenderoi raportuesin të PE, Andreas Schieder për raportin mbi Shqipërinë të miratuar në Komitetin e Politikës së Jashtme. Ministri u shpreh se Schieder ka deklaruar se “Shqipëria mund të quhet me krenari ‘favoriti kryesor’ mes kandidatëve për tu … Read more

Bardhi dorëzon dokumentet në SPAK kundër Belinda Ballukut: Miratoi kosto 3 herë më të larta për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës! Vjedhja e re me energjinë elektrike

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka dorëzuar në SPAK dokumentet kundër ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut, ku e akuzon se ka miratuar kosto 3 herë më të larta për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës. Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat, u shpreh se ministrja Balluku ka përdorur, sipas tij, nevojën jetike … Read more

Nga burgosja e liderëve të opozitës tek lidhjet e qeverisë me mafien, Berisha: Organizata më e madhe e partive të qendrës së djathtë miratoi rezolutën e PD

Kryetari i PD, Sali Berisha dha lajmin se një nga organizatat më të mëdha ndërkombëtare që grupon 108 parti të djathta dhe qendrës së djathtë kanë miratuar rezolutën e PD që dënon burgosjen e liderëve të opozitës. “Këtë takim me ju do t’ia përkushtoja tërësisht problemit themelor që është buxheti, por do ta nis me … Read more

“Gati të kthehem në Shqipëri, e di që rrezikoj burgun”- Gjykata e Perugias miratoi ekstradimin e Davide Pecorellit, reagon ish-biznesmeni që inskenoi vdekjen: Në Itali po trajtohem si…

Tre muaj pasi një gjykatë në Perugia të Italisë miratoi ekstradimin e ish biznesmenit Davide Pecorelli në Shqipëri, ky i fundit ka reaguar duke thënë se është i gatshëm të kthehet në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë. Pecorelli, i cili inskenoi vdekjen e tij në zonën e Pukës për t’i shpëtuar borxheve ka deklaruar … Read more

BE miratoi Planin e Rritjes për Ballkanin, reagon Rama: Moment historik! Jemi plotësisht të përgatitur dhe entuziastë, do e afrojë vendin drejt familjes evropiane

“Moment historik” e ka cilësuar kryeministri Edi Rama vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili ka miratuar Planin e Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, për të mbështetur reformat e lidhura me BE-në dhe rritjen ekonomike në rajon. Në një reagim në rrjetin social “X”, kreu i qeverisë shprehet se ky vendim e gjen … Read more