Shuhet zjarri në Kapshticë, izolohet edhe vatra e zjarrit në malin e Moravës
Zjarri që përfshiu prej disa ditësh sipërfaqe toke në fshatin Verrnik duke u përhapur edhe drejt Kapshticës është fikur këtë të mërkurë. Ndërkohë edhe zjarri në malin e Moravës në Korçë është izoluar falë ndërhyrjeve të ekipeve zjarrfikëse dhe pritet që të neutralizohet plotësisht gjatë ditës së sotme.