“U arrestova në emër të kryeministrit”- Fredi Beleri flet nga kafazi i gjykatës: Provat u manipuluan, ndërgjegjen e kam të qetë

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri është shprehur gjatë seancës së sotme në Apelin e GJKKO-së se është arrestuar në emër të kryeministrit Edi Rama. Teksa iu drejtua togave të zeza, ai ka deklaruar se është i pafajshëm dhe se provat janë manipuluar. “Në emër të kryeministrit jam arrestuar dhe provat janë manipuluar. Unë ndërgjegjen e kam … Read more

Si po e zgjon Gaza ndërgjegjen studentore në botë

Universiteti Columbia kërcënoi studentët e tij protestues me masa të rënda disiplinore, ndërsa policia franceze shtypi protestat e studentëve në Universitetin prestigjioz të Sorbonës, në mes të një lëvizjeje akademike globale në rritje kundër agresionit të Izraelit në Rripin e Gazës. Al Jazeera ka marrë një kopje të një letre dërguar nga Administrata e Universitetit … Read more

OKB: Kriza në Etiopi, një njollë në ndërgjegjen tonë

Zëvendës sekretari i përgjithshëm për çështjet humanitare dhe koordinatori i OKB-së për ndihma emergjente, Martin Griffiths tha se “kriza humanitare në rajonin Tigray është një njollë në ndërgjegjen tonë”. Në një deklaratë për media, Griffiths tërhoqi vëmendjen për vdekjen e njerëzve nga uria, kryesisht të fëmijëve në rajonin Tigray në veri të Etiopisë. Ai bëri … Read more

“Nderi i Kombit”/ Meta vlerëson arkeologun Vangjel Toçi: Vepra e tij kambanë alarmi për ndërgjegjen qytetare, betonizimi i pasurisë arkeologjike po vret botën antike të Durrësit

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën “Nderi i Kombit”, arkeologun e mirënjohur durrsak, profesor Vangjel Vangjel Toçin. Kreu i shtetit vlerësoi përmes një postimi në ‘Facebook’ arkeologun si një personalitet emblematik të kulturës shqiptare. “Puna shkencore dhe vepra e këtij personaliteti të madh tingëllojnë këmbanë alarmi për zgjimin e ndërgjegjes qytetare dhe kombëtare, veçanërisht … Read more

Kleri “mund” krimin në Shkodër: muslimanë e katolikë zgjojnë ndërgjegjen qytetare

“Kultura e Shkodrës është më fortë sesa plumbat e drogës”, ishte parrulla kryesore si moto anti-krim, në një protestë qytetare organizuar nga kleri shkodran, për t’ju kundërënë ngjarjeve të rënda kriminale në qytetin verior. “Jeta është një amanet, një dhuratë e të madhit Zot që ia ka dhuruar njeriut dhe njeriu duhet të zbatojë të … Read more

Ndërron jetë Philip Roth: shkrimtari që gërvishi ndërgjegjen e Amerikës

Ka ndërruar jetë Philip Roth, shkrimtari më i njohur bashkohor amerikan. Roth, i cili vdiq në moshën 85-vjeçare. cilësohet si një gjigandët e letërsisë së sotme. Ai mori çmimin “Pulitzer”  në vitin 1998 me librin “Amerika Pastorale”. Roth konsiderohet si intelektuali që preku identitetin amerikan duke kritikuar pikërisht hipokrizinë sociale të vendit të madh. I … Read more