Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës, ndërhyjnë edhe dy helikopterë për shuarjen e flakëve

Vijon zjarri për të dytën ditë radhazi në zonën e pyllit të Poros, pranë lagunës së Nartës. Bëhet me dije se vatrat e shumta janë përhapur në të gjithë sipërfaqen pyjore, ndërsa forcat zjarrfikëse, ushtria dhe emergjencat civile po punojnë për shuarjen e flakëve. Në ndihmë janë angazhuar edhe dy helikopterë që po kryejnë ndërhyrje … Read more

VIDEO/ Zjarr në një servis automjetesh në Patos, ndërhyjnë zjarrfikësit, raportohet për dëme të konsiderueshme

Një pikë shërbimi automjetesh është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur, “Kthesa e Patosit”. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur ekipi i zjarrfikësve të Patosit për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. E gjitha zona është mbuluar nga tymi, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

VIDEO/ Vatër zjarri në një sipërfaqe pyjore në Kukës, flakët përhapen me shpejtësi, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një tjetër vatër zjarri është përhapur në sipërfaqen pyjore të fshatit Bele në Kukës, pjesë e parkut Kombëtar Korab Koretnik. Zjarri është përhapur me shpejtësi edhe si pasojë e erës së fortë duke rrezikuar edhe disa shtëpi në këtë zonë. Në vendngjarje janë dhjetëra punonjës të shërbimit zjarrfikës, emergjenca civile të bashkisë Kukës si edhe … Read more

Situata shqetësuese në Syrin e Kaltër, zjarrfikëset dhe dy helikopterë ndërhyjnë për të shuar flakët  

Situata me zjarret që ka përfshirë Syrin e Kaltër vijon të mbetet kritike. Flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara edhe nga era. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur që deri tani zjarri të mos depërtojë në brendësi të parkut. Dy helikopterë janë angazhuar dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Ndërsa përveç … Read more

Zjarr masiv në fshatin Sojnik, përpjekjet për shuarjen vazhdojnë – Ndërhyjnë edhe helikopterët e Ministrisë së Mbrojtjes

Zjarri i rënë dje në fshatin Sojnik, në njësinë administrative Kukur të bashkisë Gramsh, ka marrë përmasa të mëdha dhe vijon të jetë aktiv edhe sot. Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton se, pavarësisht përpjekjeve intensive gjatë pasdites së djeshme dhe gjatë gjithë natës nga shërbimi zjarrfikës, punonjësit e pyjeve dhe ndihma e banorëve të zonës, flakët … Read more

Situata e zjarreve në Finiqit, Vengu: Forcat Operacionale ndërhyjnë për shpëtimin e banesave dhe hidrocentralit të Bistricës

Një natë tepër sfiduese ka përfshirë zonën e Finiqit, ku zjarre të fuqishme të favorizuara nga era e fortë kanë rrezikuar banesa, biznese dhe objekte strategjike mes fshatrave Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë dhe Krongj. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se forcat zjarrfikëse të bashkive përreth, të mbështetura nga Forcat e Armatosura dhe efektivët e … Read more