Qafë Thanë/ Radhë të gjata në doganë, fluks automjetesh nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut

Fluks i lartë është krijuar në pikën kufitare të Qafë Thanës këtë fundjavë, në drejtim të doganës së Maqedonisë së Veriut. Fluksi i lartë i automjeteve që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Maqedonisë ka shkaktuar vonesa në kalim, ndërsa udhëtarët raportojnë pritje për përpunimin e dokumenteve.

Kavajë/ Parakalim i rrezikshëm dhe qarkullim në sens të kundërt, ndëshkohen me masë administrative dy drejtues automjetesh

Dy drejtues mjetesh janë ndëshkuar nga Policia Rrugore pas publikimit të dy videove në rrjete sociale që tregonin shkelje të rënda të qarkullimit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën interurbane “Durrës-Kavajë. Pas verifikimeve, të dy janë identifikuar dhe janë ndëshkuar me masa administrative.   Njoftim i Policisë: Në lidhje me 2 video të postuara në rrjete … Read more

VIDEO/ Fundjava sjell fluks automjetesh në Lezhë, qarkullimi vështirësohet në disa akse

Fundjava ka sjellë një fluks të madh automjetesh në rrugët e Lezhës, duke vështirësuar qarkullimin në disa akse kryesore. Lëvizja e pushuesve që u kthyen nga plazhet e Shëngjinit, Tales dhe Velipojës ka shkaktuar ngarkesa të konsiderueshme në trafik. Më i rënduar paraqitet trafiku në rrugën që lidh Shëngjinin me superstradën Lezhë–Milot, si dhe në … Read more

VIDEO/ Zjarr në një servis automjetesh në Patos, ndërhyjnë zjarrfikësit, raportohet për dëme të konsiderueshme

Një pikë shërbimi automjetesh është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur, “Kthesa e Patosit”. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur ekipi i zjarrfikësve të Patosit për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. E gjitha zona është mbuluar nga tymi, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

VIDEO/ Sezoni veror, radhë e gjatë automjetesh doganën e Qafë Thanës

Radhe dhe pritje në doganën e Qafë Thanës. Radha e automjeteve që do të kalojnë në kufi është mbi 1 kilometër që shoqërohet me pritje deri në një orë. Sipas policisë kufitare, në ditën e parë të këtij muaji kjo ishte një situate e pritshme, pasi shumë persona kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të pushuar. … Read more

Durrës/ Vihen në pranga 2 drejtues automjetesh, shkaktuan aksidente rrugore për shkak të shpejtësisë së lartë

Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës pasi u kapën duke kryer punime ndërtimi pa leje në zonën e “Kodrës së Diellit”, në kryeqytet. Bëhet fjalë për një inxhinier ndërtimi dhe një punonjës, përkatësisht Noel Vata, 37 vjeç dhe Arion Dyli 28 vjeç, të cilët po punonin për ndërtimin e një objekti … Read more