Serbia bllokon fondet për shqiptarët e Luginës, reagon Prishtina zyrtare: Kemi njoftuar BE-në dhe ndërkombëtarët

Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Enkel Rexhepi, ka njoftuar se Qeveria serbe ka bllokuar transferet dhe donacionet nga Kosova, që për qëllim kanë zhvillimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar në Luginë. Nuk bëhet fjalë për një çështje teknike. Bëhet fjalë për bllokimin e fondeve nga Qeveria e Kosovës, që prekin drejtpërdrejt … Read more

“Bashkëpunimi me ndërkombëtarët, i rëndësishëm”/ Ministri i Drejtësisë raporton mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024

Është zhvilluar këtë të martë mbledhja e përbashkët e Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, ku është mbajtur edhe seanca dëgjimore për raportimin vjetor të Ministrit të Drejtësisë mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024. Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari, në raportimin e tij, nënvizoi … Read more

“Lokalet’ në RMV me interes për pjesën shqiptare”/ Gazetari analizon zhvillimet në Ballkan: Kurti izoloi Kosovën nga ndërkombëtarët!

Zhvillimet në rajon, përkatësisht në Kosovë, gjyqi në Hagë, situata në Maqedoninë e Veriut dhe marrëdhëniet me Shqipërinë u komentuan në emisionin “Balkan Update” në ABC News, me të ftuar gazetarin Arben Ratkoceri. Gazetari Ratkoceri u shpreh se politikat e Albin Kurtit kanë izoluar Kosovën nga ndërkombëtarët. Gjatë intervistës në “Balkan Update”, gazetari e ka … Read more

Operacionet policore për bllokadën ndaj News24/ Endri Xhafo: Praktikë si në Rusi, OSBE dhe ndërkombëtarët dënuan aktin e rëndë

Gazetari dhe moderatori i emisionit “Log.”, Endri Xhafo, i ftuar në studion e News24, ka folur për ndërprerjen e sinjalit të televizionit për disa ditë dhe më pas për uzurpimin e ambienteve ku operonin edhe mediat e tjera të grupit, si Panorama, BalkanWeb dhe Gazeta Shqiptare. “Ishte absurd i plotë. Publiku mendonte se News24 kishte … Read more

“Dështuan përpjekjet për izolimin e PD”- Berisha në Strasburg: Proceset politike ndaj opozitës u vlerësuan si tipike të diktaturave! Ja për çfarë i informova ndërkombëtarët!

Pas takimeve që zhvilloi në Strasburg, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për mediat ku u shpreh se ka marrë garanci të plota nga grupet parlamentare të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, për dërgimin e delegacioneve me qëllim mbikëqyrjen e zgjedhjeve të 11 majit. Gjatë këtyre takimeve, Berisha u shpreh se ka informuar … Read more

“Ishte një ditë e mirë për të gjithë shqiptarët”- Deputetja e PD komenton lirimin e Berishës, flet dhe për burgosjen e Salianjit: Ndërkombëtarët kanë mbetur të befasuar me rastin e tij

Deputetja demokrate Albana Vokshi, e ka cilësuar “ditë e mirë për të gjithë shqiptarët”, ditën kur GJKKO vendosi të revokonte masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Vokshi tha në studion e emisionit “Kjo Javë” se vendimin nuk e kishte pritur pasi ishte mësuar me një varg vendimesh të njëjta. “Ishte një ditë e mirë … Read more