Reshje të dendura dëbore në juglindje të vendit, probleme me qarkullimin e mjeteve
Aksi rrugor Boboshticë – Dardhë është përfshirë sot nga reshje të dendura dëbore. Reshjet bore ka pasur edhe në Vithkuq, Shtyllë e Voskopojë. Firmat kontraktore kanë reaguar menjëherë, duke pastruar akset në të cilat janë paraqitur probleme.














