Sherri i dhunshëm në qendrën e numërimit të votave në Kashar! Kandidati demokrat jep detaje: Konflikti nisi për votat e pavlefshme

Kandidati i PD për deputet Grigels Muçollari tregon detaje nga sherri i dhunshëm që u regjistrua sot në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave në Kashar, ku u godit me grusht sekretari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ), Remzi Mehemti. Muçollari thotë se konflikti nisi për për një votë të pavlefshme. Grigels … Read more

Blendi Gonxhja shoqërohet nga bashkëshortja në qendrën e votimit! Ministri: Duhet të dalim e të votojmë masivisht

Ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja ka votuar në Qendren e Votimit të vendosur pranë shkollës “At Zef Pllumi” i shoqëruar nga bashkëshortja. Pas votimit ministri Gonxhja dha edhe një mesazh për qytetarët që të votojnë masivisht,. “Qoftë kjo ditë me diell e me pjesëmarrje të lartë kudo! Vota, një e drejtë për të cilën kemi vuajtur … Read more

“Goditën tim bir me arka”- Pas përplasjes fizike në qendrën e votimit në Pogradec, nipërit e Luan Tollozhinës dhunojnë djalin dhe bashkëshorten e komisionerit të PS-së

Pas përplasjes fizike në qendrën e votimit në Pogradec, nipërit e Luan Tollozhinës shkuan në banesën e komisionerit të PS-së Enton Gega, ku dhunuan djalin dhe bashkëshorten e këtij të fundit. Në një prononcim për mediat, Suela Gega, bashkëshortja e Enton Gegës, tregoi se u përballën me një pritë nga 4-5 persona. Djali i tyre, … Read more

E akuzoi se i ngacmoi të bijën dhe e goditi në qendrën e votimit, flet komisioneri i PS: Me shau nga nëna! Unë jam ‘Toni i Myfitit’ ai ‘Luani i Minesë’, atë e njohin nga mamaja….

Komisioneri i PS i një qendre votimi të Pogradecit, Enton Gega, tregoi për News 24 detaje nga përplasja fizike që ai pati sot në qendrën e votimit me Luan Tollozhinën, pasi ky i fundit e akuzoi se Gega i kishte ngacmuar të bijën. Sipas dëshmisë së Enton Gegës, komisioner i PS, konflikti nisi kur një … Read more

Luan Baçi denoncon parregullsi në Fier: Mungojnë 500 fletë nga një kuti! Nuk hyra në qendrën e votimit për të shkelur ligjin, por për të…

Gjatë ditës së sotme janë raportuar disa parregullsi serioze në disa nga qendrat e votimit në Fier, ku vëzhguesit dhe përfaqësuesit e Partisë Socialiste janë kapur në shkelje të rregullave të procesit zgjedhor. Në QV nr. 3030 (Kinoteatri Fier), janë konstatuar vëzhgues të PS-së me lista në duar duke kontrolluar votuesit. Lista është kapur në … Read more

Zgjedhjet parlamentare/ Sali Berisha mbërrin në qendrën e votimit në Tiranë, shoqërohet nga bashkëshortja, Liri Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbërritur në qendrën e votimit të vendosur në Liceun Artistik në Tiranë. Kryedemokrati shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha, i biri, Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani. Vijon… “”