Po shkonte në shtëpi, rrëshqet dhe bie në lumin Fan i Vogël/ Mirditë, ndërron jetë 49-vjeçari
Ditën e djeshme, në Mirditë rreth orës 22:30, 49-vjeçari Martin Koka, banues në fshatin Ndërfushas, duke shkuar në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në lumin Fan i Vogël, ku si pasojë e mbytjes ka humbur jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë, për ngjarje aksidentale.