Humbën rrugën gjatë eksplorimit të zonës së Shebenikut/ Librazhd, policia u vjen në ndihmë 2 turistëve zviceranë

Dy turistë zviceranë u shpëtuan nga policia, pasi humbën rrugën gjatë eksplorimit të zonës së Shebenikut. Shërbimet e Policisë së Librazhdit u nisën drejt zonës për të lokalizuar dhe ndihmuar turistët. Në mbështetje të tyre shkuan edhe punonjës të zonave të mbrojtura. Pas disa orësh kërkime, turistët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore.

Rama ndan pamje nga Parku i Shebenikut: Fauna, një thesar i çmuar që duhet mbrojtur

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të diel një mesazh të veçantë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale, të shoqëruar me pamje mahnitëse nga natyra shqiptare. Përmes një videoje nga Parku Kombëtar i Shebenikut, Rama ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së faunës dhe habitateve natyrore në zonat e mbrojtura, duke e konsideruar këtë pasuri … Read more