Digjet stalla në Selenicë/ 22 lopë dhe viça të ngordhur, dyshohet se…

Një stallë me gjedhë është përfshirë nga flakët në fshatin Armenë të Bashkisë Selenicë. Dëmet janë të konsiderueshme, ndërsa stalla ishte në pronësi të Bardhosh Haxhirajt. 22 lopë dhe viça janë djegur, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm për ekonominë e fermerit. Sipas hetimeve, stalla është përfshirë nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike. … Read more

Lumi Seman përmbyt disa stalla dhe pemishte në Fier

Vazhdon të jetë problematika situata nga moti i keq në disa zona. Në Fier, lumi Seman ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur disa stalla dhe pemishte në Mbrostar. Edhe në zonën e Ngurrëz Imësht në Lushnje, vazhdojnë të jenë nën ujë 200 hektarë tokë bujqësore si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Seman. Në qytetin e … Read more

Pogradec/ Përfshihet nga flakët stalla e bagëtive, dëme të konsiderueshme materiale

Një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët gjatë natës së kaluar në fshatin Çërravë të njësisë administrative Buçimas, në Pogradec. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, përfshirë edhe në gjënë e gjallë që ndodhej brenda stallës. Stalla, e cila ndodhej në një zonë të largët nga banesat e fshatit, është konstatuar … Read more

Subvencione për Bujqësinë/ Fier, nis aplikimi për financim për serra e stalla

Fermerët në Fier kanë nisur aplikimet për të përfituar mbështetje financiare nga shteti për të investuar në bujqësi. Të shumtë janë ata që kanë  kërkuar sqarime për përgatitjen e dosjeve pranë Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural  këtë fillim gushti.  Kërkesat me të shumta janë për makineri bujqësore, ndërtim të serave dhe  stallave. Fermerët thonë … Read more

Përfshihet nga flakët stalla në Shkodër, digjen 22 derra! Ja cili dyshohet të jetë shkaku

Një zjarr ka rënë në një stallë derrash në Shkodër, duke bërë që 22 kafshë të tilla të digjen. Foto ilustruese Gjithashtu nga zjarri janë djegur një makinë e parkuar afër stallës dhe e gjithë baza ushqimore e derrave. Shkak dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike, por komisariati i Policisë Shkodër, ka referuar materialet … Read more

Moti i keq/ Bie vetëtima në Fier, shkrumbohet stalla e bagëtive

Moti i keq dhe shkarkesat elektrike kanë goditur një stallë bagëtish në fshatin Kallm i Madh në Fier.   Për fat të mirë nuk ka patur dëme në njerëz apo bagëti por dëmi ekonomik është i madh për fermerin Agim Dogani.   Vetëtima ka djegur më shumë se 3 mijë balla me bazë ushqimore për … Read more