Reali i kërkon UEFA-s të rihapë procedurat disiplinore ndaj Barçës për çështjen Negreira

Real Madridi po kalon në ofensivë. Në një deklaratë të lëshuar këtë të mërkurë, klubi madrilen njoftoi se i ka dërguar një letër UEFA-s, duke kërkuar rihapjen e procedurave disiplinore të filluara në rastin Negreira. Los Blancos pretendojnë se posedojnë “prova relevante” që “përforcojnë në mënyrë përfundimtare” dyshimet tashmë të njohura në lidhje me pagesat e bëra nga FC Barcelona … Read more

Shpërdoroi 700 mijë euro fonde të UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar i Federatës së Futbollit në RMV

Ish-presidenti shqiptar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini, është arrestuar nga autoritetet nën dyshimin për përvetësim fondesh dhe shpërdorim detyre. Sipas informacioneve zyrtare, Sejdini dyshohet se ka përvetësuar rreth 700 mijë euro të akorduara nga UEFA për zhvillimin e futbollit në vend. Rasti është zbuluar nga drejtuesit e rinj të federatës, … Read more

Duka dhe delegacioni i FSHF në Kongresin e 50-të të UEFA-s/ Ja vendimet e marra

Kongresi i 50-të i UEFA-s, i zhvilluar sot në Bruksel, miratoi një sërë vendimesh të rëndësishme që lidhen me qeverisjen dhe të ardhmen e futbollit europian. Në këtë kongres mori pjesë edhe zëvendës-presidenti i UEFA-s, Armand Duka, si edhe një delegacion i FSHF-së. Anëtarët e Kongresit miratuan emrin e David Terrier, Presidentin e FIFPRO Europe, … Read more

Ndryshim i bujshëm në kualifikueset e Europës, e konfirmon presidenti i UEFA-s! Çeferin: Do të ketë format më interesant

UEFA po konsideron seriozisht ndryshimin e formateve kualifikuese për Europianin dhe Botërorin. Vetë presidenti Aleksandër Çeferin e ka konfirmuar, pikërisht atë që përflitej më parë.  “Nuk besoj se vetë Europiani do të ndryshojë. 24 skuadra do të mbesin, me ndeshjet në grup para atyre me eliminim direkt. Ndoshta ndeshjet kualifikuese mund të duken ndryshe. Nuk … Read more

Amnesty International u bën thirrje FIFA-s dhe UEFA-s ta pezullojnë Izraelin

Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International, u ka bërë thirrje të mërkurën organeve botërore dhe evropiane të futbollit, FIFA-s dhe UEFA-s, ta pezullojnë Izraelin nga futbolli ndërkombëtar. Prania e gjashtë skuadrave nga vendbanimet në Bregun e uzurpuar Perëndimor në ligat izraelite e shkel ligjin ndërkombëtar dhe rregullat e vetë FIFA-s, tha Amnesty. Sekretarja … Read more

Presidenti Duka: Imagjinoni, finalja e Superkupës së UEFA-s në Tiranë. Çeferin: Duan të më shtyjnë t’u jap ndonjë kompeticion, por…

Federata e Futbollit organizoi mbrëmjen e kaluar një darkë në “Pallatin e Brigadave” me pjesëmarrjen e krerëve më të lartë të futbollit europian, të cilët ndodheshin në Tiranë për mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, në fjalën e tij përshëndetëse, vlerësoi mikpritjen e FSHF-së dhe Presidentit Armand Duka, … Read more