Dëshmia në Kongresin Amerikan, O’Niel: Soros dhe USAID nisën ndryshimet në gjyqësor në Shqipëri, që çuan në ndjekjen penale të Sali Berishës

Hetimi ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, është përmendur në Komisionin për mirëqeverisjen në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë dëshmisë së tij, gazetari investigativ Tyler O’Neil ka deklaruar se paratë e USAID dhe fondacionit të George Soros, kanë mbështetur ndryshimet në drejtësi, në Shqipëri. Por, sipas tij, këto ndryshime çuan në ndjekjen penale … Read more

“USAID mund të ristrukturohet, por nuk do të zhduket”/ Ish-ministri Arben Malaj: Masat me urdhra administrative nuk e bëjnë SHBA më të fortë

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka komentuar vendimin e fundit të Donald Trump për të mbyllur USAID. Sipas tij, ky funksion i diplomacisë amerikane mund të ristrukturohet, por nuk do të zhduket. Malaj deklaroi se konsiderohet si shqetësim vrulli me të cilën ka nisur Donald Trump, ndërsa u shpreh se masat me urdhra administrative nuk … Read more

Lufta e Trump me USAID, Nesho: Me rishqyrtimin e Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar, ekonomia amerikane pritet të fitojë rreth një trilion dollarë

Ish-ambasadori Agim Nesho foli sot në emisionin “Open” në News 24 lidhur me urdhrin e presidentit Donald Trump për të pezulluar dhe rishqyrtuar programet zhvillimore të SHBA nëpër botë, përfshirë këtu agjencinë USAID që operon edhe në vendin tonë. Nesho tha se me rishqyrtimin e USAID,  SHBA pritet të fitoje rreth 1 trilionë dollarë. Nesho … Read more

Rinovohet marrëveshja, USAID-i shton me gati 30 mln dollarë mbështetjen për Shqipërinë

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar gati 30 milionë dollar shtesë, ndërsa kanë rinovuar marrëveshjen e ndihmës për objektivat e zhvillimit për Shqipërinë. Dokumenti u firmos sot në Tiranë nga përfaqësuesja e USAID-it (Agjencia amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar) Mischere Kawas dhe ministri shqiptar i Financave Ervin Mete. “Rinovimi i marrëveshjes deri në vitin 2030, duke e … Read more

“Korrupsioni nuk çrrënjoset vetëm nga qeveria, por…”- Zyrtarja e USAID për “VOA”: Sundimi i ligjit, demokracia dhe konkurrenca, kërkesa për anëtarësimin në BE

Ndihmës-administratorja e Agjencisë amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar, USAID, Erin McKee thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se fenomeni i korrupsionit nuk çrrënjoset vetëm nga qeveria, por se dhe vetë qytetarët duhet të kërkojnë t’u jepet fund praktikave korruptive. Duke folur me korrespondentin tonë në Tiranë Armand Mero, ajo shpjegon se mbështetja e USAID-it … Read more

Zyrtarja e SHBA takon Osmanin/ Administratorja e USAID: Asociacioni i shërben normalizimit të marrëdhënieve

Subscribe Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar Samantha Power në ditën e tretë të vizitës së saj në Kosovë u takua me presidenten Vjosa Osmani. Pas takimit Power inkurajoi Kosovën dhe Serbinë që të intensifikojnë përpjekjet që të përshpejtohet rruga drejt normalizimit të raporteve.   SAMANTHA POWER   ASMINISTRATORE E USAID   “Biseduam për … Read more