Ulet niveli i varfërisë/ Instat: Në 2024 ka pësuar rënie me 0,6 për qind

Niveli i varfërisë në vend ka vijuar që të ulet duke treguar përmirësim të gjendjes financiare të individëve. Të dhënat e Instat tregojnë se vitin e kaluar treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, është 19,2 %, duke pësuar një rënie prej 0,6 pikë përqindje, krahasuar me të dhënat e rivlerësuara për … Read more

Shqiptarët perceptojnë pabarazi ekonomike shumë më të lartë se në treguesit zyrtarë! Numri i personave që vuan nga një formë e varfërisë relativë përfshin gati gjysmën e popullsisë

Nga këndvështrimi i qytetarëve, pabarazia ekonomike në Rajon dhe në Shqipëri është më e lartë se matjet zyrtare, evidentoi Banka Botërore në raportin e rregullt ekonomik të pranverës për Rajonin e Ballkanit. Në Shqipëri, p.sh, koeficienti GINI që mat treguesin e pabarazisë është 36.0 ( ku 0 kupton barazi totale, ku të gjithë kanë të … Read more

Raporti/ Shqipëria me nivelin më të lartë të fëmijëve nën 6 vjeç në rrezik të varfërisë në Europë!

Rreth 48 për qind e fëmijëve poshtë 6 vjeç në Shqipëri janë në rrezik të varfërisë vlerësoi një raport i fundit i Bashkimit Europian, i cili vlerësoi zhvillimet në arsimin e fëmijëve poshtë 6 vjeç në Europë. Siç tregon grafiku i mëposhtëm fëmijët shqiptarë në rrezik të varfërisë janë më shumë se dyfishi i mesatares … Read more

Ilir Meta: Rreth 80 për qind e popullsisë në vendin tonë jeton në kushtet e varfërisë ekstreme

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se rreth 80 për qind e popullsisë në vendin tonë jeton në kushtet e varfërisë ekstreme deri në kufirin e varfërisë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se ‘kjo është “fytyra” sociale e “Rilindjes” dhe kupolës së saj të papërgjegjshme’. “Përjashtimi social dhe … Read more

“Shifrat e IOM, alarmante”- PD: Shqipëria goditet nga emigracioni masiv për shkak të varfërisë ekstreme dhe korrupsionit

Anëtari I Këshillit Kombëtar në PD, Akil Kraja, në një deklaratë për media, ka komentuar raportin e Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin, e cila e rendit Shqipërinë ndër dy vendet që është goditur më shumë nga emigracioni, në raport me popullsinë. Kraja shprehet se “Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin rendit si arsye normat e larta të varfërisë, … Read more

“Do i japim përgjigje emergjente varfërisë”- Berisha: PD e vendosur që në mandatin e saj të parë të dyfishojë rrogat dhe pensionet

Nga dritarja e banesës së tij, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se forca e tij politike është e vendosur t’i japë përgjigje emergjente varfërisë që po mjeron gjithnjë e më shumë shqiptarët. Ndër të tjera ish-kryeministri i shpreh se PD është e vendosur që në mandatin e saj të parë të dyfishojë … Read more