“Patronazhistët blen vota në Babrru”- Berisha nxjerr videon: Kamera e qytetares filmoi momentin kriminal të ndarjes së parave për votë

Në konferencën e sotme me gazetarët Sali Berisha paraqiti një video ku sipas tij duken patronazhistët e PS duke blerë vota në Babrru të Tiranës për zgjedhjet e 11 majit. Në videon që paraqiti Berisha, duken disa persona që dalin nga një shtëpi në Babrru me një tufë parash në dorë. Më pas ata hyjnë … Read more

“PD dhe PS tentuan të tjetërsonin votën e “Mundësisë”- Doda: Të dyja partitë e vjetra kanë fituar! Ne kemi luftuar për çdo votë

Kandidatja për deputete e Partisë “Mundësia” në zgjedhjet e 11 majit, Barbara Doda, ka deklaruar se gjatë procesit të numërimit të kutive të votimit, dy partitë kryesore, PS dhe PD-ASHM, tentuan sipas saj të tjetërsojnë votën e “Mundësisë”. E ftuar në “LOG”, në News 24, Doda u shpreh se tentativa për tjetërsim të madhe të votës … Read more

Dokumenti/ PD çon në SHBA pretendimet për krimet zgjedhore më 11 maj: Patronazhim dhe blerje vote! Të krijohet qeveri teknike dhe të bëhet hetim ndërkombëtar

Pesë ditë pasi humbi zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike ka nisur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një dokument që sipas saj tregon abuzimet që janë bërë me procesin zgjedhor. Dokumenti që mban datën 16 maj i është dërguar kompanisë së saj lobuese në Amerikë, Continental Strategy dhe regjistruar pranë Departamentit të Drejtësisë të … Read more

“Sot bëhen 100 ditë nga burgimi im”- Erion Veliaj reagon nga qelia: Po më pengohet ushtrimi i detyrës si kryetar i zgjedhur me votë masive 3 herë!

Kryebashkiaku i Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar nga qelia pasi ditën e sotme ka mbushur 100 ditë që nga 10 shkurti i këtij vit, kur u mor nën hetim për korrupsion e pastrim parash. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se po pengohet nga ushtrimi i detyrave të tij si Kryetar i Bashkisë … Read more

“Votat e pavlefshme po shtoheshin për parti politike” – Agron Shehaj: Kandidatët tanë i nxorën jashtë! Kryetari i KZAZ më tha nuk bëhet kështu për një votë

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj foli në një lidhje direkte me News 24 natën e sotme nga një prej qendrave të numërimit të votave në Shkozë të Tiranës. Shehaj tregoi për një problem të hasur pak më parë në këtë KZAZ numërimi, ku një prej komisionerëve të kësaj partie sinjalizoi se vota të pavlefshme … Read more

Zgjedhjet parlamentare/ Endrit Shabani voton në Tiranë, mesazhi për qytetarët: Çdo votë do të rinumërohet përmes Inteligjencës Artificiale

Kryetari i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” për Tiranën, Endrit Shabani, ka votuar në shkollën ‘Ali Demi’, duke apeluar për pjesëmarrje masive në zgjedhje. “Ne kemi 300 ditë me diell, por vetëm një ditë për të vendosur për të ardhmen tonë”, u shpreh ai. Endrit Shabani shtoi se Nisma ka siguruar një sistem të avancuar me inteligjencë artificiale … Read more