Gjykata e Lartë rihap praktikën për masat e sigurisë (DOKUMENTI)

Gjykata e Lartë ka nisur procedurën për ndryshimin e pjesshëm të një prej praktikave të njësuara më të rëndësishme në fushën penale, që lidhet me vendimin unifikues nr. 7 të datës 14 tetor 2011 mbi masat e sigurimit personal. Procedura është iniciuar nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, me synimin për të siguruar një praktikë … Read more

DOKUMENTI/ Gerond Meçe rikthehet sërish të fitojë tendera nga AKSHI

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka përzgjodhur kompaninë “Advanced Business Solutions”, në pronësi të biznesmenit Gerond Meçe, si fituese për tenderin e mirëmbajtjes së sistemit elektronik të vizitave dhe hyrje-daljeve në burgjet e vendit. Kontrata me fond limit prej rreth 590 mijë eurosh është fituar nga kompania e Meçes me një çmim prej … Read more

DOKUMENTI/ Udhëzimi i Nokës për strukturat e PD-së: “Pastroni” listën e anëtarësisë

Përveç “Foltoreve” dhe Protestës Kombëtare të 24 Janarit, Partia Demokratike mesa duket po punon edhe zgjedhjet e brendshme brenda selisë blu. Për këtë arsye, Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka ka shpërndarë në degë një udhëzim ku kërkohet përditësimi i listave të anëtarësisë. Në dokument udhëzohen Degët e PD të angazhohen me këtë proces ndërsa renditen … Read more

FOTO/ Këshilli Bashkiak vendos sot për Veliajn, zbulohet dokumenti i përgatitur për shkarkimin e kryebashkiakut të arrestuar

Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet ditën e sotme në orën 16:00 për të vendosur mbi shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej arrestimit të tij në 10 shkurt të këtij viti.

Zbardhet dokumenti, PS depoziton zyrtarisht ndarjen e Komisioneve Parlamentare! Firmos Balla, Xhaçka dhe..

Partia Socialiste ka depozituar zyrtarisht dokumentin me propozimet për ndarjen e Komisioneve Parlamentare. Dokumenti iu është depozituar kryetarit të Kuvendit, me firmën e Taulant Ballës, Olta Xhaçkës, Eduard Shalsit, Ulsi Manjës dhe Evis Kushit. Komisioni i Medias është ndarë ndarë në 3 pjesë dhe do t’i bashkohet atij të Jashtëm me Komisionin e Integrimit. Sipas propozimit të … Read more

Dokumenti sekret: si Izraeli pranon dështimin e “Qerres së Gideonit”

Një dokument i klasifikuar i ushtrisë izraelite (IDF) i shpërndarë në radhët e forcave të armatosura arrin në përfundimin se operacioni “Qerrja e Gideonit”, ofensiva në shkallë të gjerë e nisur nga ushtria izraelite kundër Hamasit në maj, dështoi të arrinte objektivat e tij kryesore, raportoi rrjeti televiziv izraelit Channel 12. Sipas një pjese të … Read more