Memaliaj, arrestohet autori i zjarrvënies në fshatin Iliras

Policia në Memaliaj identifikoi dhe arrestoi autorin e zjarrvënies në fshatin Iliras, nga i cili u dogjën territori i fshatit Koshtan, 3 banesa, 400 pemë frutore dhe mjedis pyjor. Mëngjesin e sotëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër, DVP Fier dhe … Read more

Kavajë/Identifikohet dhe procedohet penalisht autori i zjarrvënies në fshatin Helmës

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Helmës, Kavajë, kishte rënë zjarr në një sipërfaqe toke, kanë kryer veprimet hetimore për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit Y. T. Ai … Read more

Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Berat, autori i zjarrvënies kapet ‘mat’ nga policia (EMRI)

Një zjarr ka rënë sot rreth orës 11:00 në vend grumbullimin e mbetjeve në fshatin Moravë, në Berat. Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse, që kanë lokalizuar me shpejtësi flakët dhe kanë shuar zjarrin. Sapo kanë mbërritur në vendin e zjarrit, zjarrfikësit kanë gjetur edhe piromanin Ylli Metani, që u … Read more

“Të gjithë bashkë kundër zjarrvënies”- Temperaturat e larta, Ministri i Mbrojtjes: Një shkëndijë mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme. 15 vite burg për “piromanët”

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar qytetarët me anë të një postimi në rrjetet sociale se vendi tanimë ka hyrë në stinën me temperatura të larta dhe ku një shkëndijë mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme. Në njoftim bëhet me dije se institucionet janë të vendosura për ta dënuar me  15 vit burg veprën penal të … Read more

“T’i flasim me një gjuhë drejtësisë”- Fenomenet e zjarrvënies, ministri Balla: I kërkoj opozitës që të mbajmë qëndrim të përbashkët! Kodi Penal parashikon 15 vite burg kush shkakton zjarre

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit u shpreh se ka ardhur koha që edhe nga deputetët e opozitës të mbahet një qëndrim i përbashkët sa i takon fenomenit të zjarrvënies me pasoja. Sipas Ballës, në pjesën me të madhe të rasteve, zjarret nuk kanë ardhur nga temperaturat e larta, por nga njerëz … Read more