Zjarr në zonën e “Astirit”, përfshihet nga flakët një apartament në pallatin pranë zyrës postare
Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në zonën e “Astirit” në Tiranë, pranë zyrës postare. Sipas pamjeve, flakët kanë përfshirë një hyrje në një pallat, duke shkaktuar panik te banorët. Aktualisht nuk dihet ende shkaku i shpërthimit të zjarrit, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga autoritetet për situatën. “”