Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK! Investigimi i Vetting: Dritëhijet e vartësit të Ballukut, dyshimet për fshehje të të ardhurave dhe misteri i apartamentit tek Unaza e re

Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Jonaid Myzyri ka mbërritur në SPAK mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:50 dhe është futur brenda ambienteve të organit hetues pa bërë komente për mediat. Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes në Pokurorinë e Posaçme të Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, vartës i … Read more

Kërkoi kthimin e apartamentit te “Kodra e Diellit”, Gjykata e Lartë rrëzon Monika Kryemadhin

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Monika Kryemadhit për kthimin e apartamentit te “Kodra e Diellit”, e cila është sekuestruar. Ka qenë GJKKO që ka sekuestruar një vilë tre katëshe në pronësi të Fatime Kryemadhit në rezidencën “Kodra e Diellit” në Tiranë, me sipërfaqe: kati përdhes, 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë; … Read more

Ia kishte lënë në përdorim Jorgo Goros, GJKKO rrëzon kërkesën e biznesmenit Gentjan Sula për heqjen e sekuestros së apartamentit

  GJKKO ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit, Gentian Sula për heqjen e sekuestros nga apartamenti që iu sekuestrua si pronë e ish-kryetarit të bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. Prona është një apartament që i ishte lënë në përdorim ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Ky i fundit është arrestuar me urdhër të SPAK për korrupsion pasiv … Read more

Ia kishte lënë në përdorim Jorgo Goros, biznesmeni Gentjan Sula kërkon kthimin e apartamentit të sekuestuar nga SPAK

Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca gjyqësore për kthimin e një prone të sekuestruar të biznesmenit Gentjan Sula. Prona është një apartament që i ishte lënë në përdorim ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Ky i fundit është arrestuar me urdhër të SPAK për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Biznesmeni Gentjan Sula nuk është paraqitur vetë … Read more

Si u katapultua si kryetar i Komisionit të Prokurimeve Publike vartësi i Belinda Ballukut! Vetting: Dritëhijet e Joniad Myzyrit, dyshimet për fshehje të ardhurave nga OJF-të dhe misteri i apartamentit tek Unaza e re

EMISIONI VETTING Dritëhijet me garën për kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike Prej korrikut 2020 e në vazhdim, Komisioni i Prokurimeve Publike drejtohet nga Jonaid Myzyri, i cili një vit pas diplomimit në 2014 nga Fakulteti i Drejtësisë do të ishte pjesë e Komisionit të Prokurimit Publik si inspektor. Ngjitja në karrierë e Joniad Myzyrit … Read more

Mbajti peng dy fëmijët e mitur brenda apartamentit, babai qëlloi mbi 15 herë me kallashnikov! 40-vjeçari u vetëdorëzua pas 5 orësh negociata me RENEA-n

Aleks Marku, 40-vjeçari i cili mbajti peng dy fëmijët e tij të mitur brenda një apartamenti të marrë me qira pranë Shkëmbit të Kavajës në Durrës, është vetëdorëzuar pas rreth 5 orësh negociata. Mësohet se policia ka marrë njoftimin rreth orës 02:20 se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri brenda apartamentit të lëshuar me qira, por lirimi dhe … Read more