“Drejtoria e shkollës nuk më ngushëlloi”- E buzëqeshur, por me lot në sy, rrëfehet nëna e Martin Canit: Ishte busulla jonë! U shkëputa nga arsimi për të rritur djalin! Si e mora vesh lajmin

E qeshur, por me lot në sy nëna e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra pranë shkollës “Fan Nolit” dyshon se ngjarja po manipulohet. Më një buzëqeshje që ia dedikoi djalit të saj të ndjerë, Florina Cani thotë se Martini ishte busulla e familjes. Ajo shprehet se la punën në arsim vetëm për të rritur … Read more

Mashtronte nxënës e mësues duke u premtuar programe arsimi falas në SHBA, përfaqësues të ambasadës amerikane në seancën gjyqësore ndaj Ermes Hoxhollit

Përfaqesues të ambasadës së SHBA-së janë paraqitur në Gjykatën Penale të Tiranës për të ndjekur procesin gjyqësor në ngarkim të Ermes Hoxhollit. 20-vjeçari akuzohet se mashtronte institucionet arsimore me projektet “Let’s Talk Together about US”, duke u premtuar nxënësve e mësuesve udhëtime falas në SHBA. Ermes Hoxhalli kishte krijuar një identitet të rremë, duke u … Read more

“Arsimi dhe Rendi, territore të humbura”/ Vrasja e 14 vjeçarit, PD: Fëmijët janë në rrezik! Policia fshehu një ngjarje në shkollën “Petro Nini” 10 ditë më parë

Partia Demokratike thotë se fëmijët në Shqipëri janë në rrezik. Referuar ngjarjes së një dite më parë, ku u vra me thikë 14 vjeçari Martin Cani nga një bashkëmoshatari i tij, zëdhënësja e PD, Floriana Garo u shpreh se arsimi dhe rendi janë territore të humbura. Po ashtu Garo denoncoi se 10 ditë më parë … Read more

“Arsimi, investimi më i mirë i shoqërisë”- Spiropali takim me rektorët e universiteteve: Sfida më e madhe është financimi! Ju inkurajoj të merrni pjesë në projekte europiane

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në takimin me rektorë dhe përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë, është shprehur se sfida më e madhe është financimi. Spiropali deklaroi se në vitet e fundit, Kuvendi ka miratuar një sërë rregullash dhe ligjesh për përmirësimin e arsimit të lartë, duke theksuar se “duhet të punojmë mënyra inovative … Read more

“Më pak nxënës në shkolla! 47% e tyre jetojnë në varfëri ushqimore ”- Denoncimi i PD-së: Arsimi me financimin publik më të ulët në rajon!

Partia Demokratike, në ditën e parë të shkollës, ka deklaruar se ka më pak nxënës të ulur në banka. Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula u shpreh se 47% e fëmijëve të moshës shkollore jetojnë në varfëri ushqimore, duke e renditur vendin tonë të fundit në Evropë. Ndërsa theksoi se arsimi në Shqipëri … Read more

EMRI/ Mashtronte nxënës dhe mësues duke u premtuar programe arsimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se mashtronte nxënës dhe mësues duke u premtuar programe arsimi e udhëtime falas në SHBA. Mësohet se 20-vjeçari Ermes Hoxhalli kishte krijuar një identitet të rremë, duke u angazhuar me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe të institucioneve të tjera arsimore në të gjithë Shqipërinë. I riu … Read more