“Fenomeni Dashnor Sula”- Arlind Qori: U hodhën të gjitha partitë për të ftuar, a thua se ishte një merkato futbollistësh, kjo është politikë jo serioze

Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, ka komentuar atë që ai e quajti “fenomeni Sula”. I ftuar në studion e emisionit “Open” në Neës24, ai deklaroi se kjo që ndodhi me Dashnor Sulën tregon mungesa serioziteti nga ana e politikës shqiptar. Sipas tij, ky rast tregoi lakuriq gjithë sistemin politik shqiptar. Ftesat për Dashnor Sulën … Read more

“Midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi të ikte”- Largimi i Dashnor Sulës nga PD, Berisha komenton vendimin: Bëri gabim, por prapë ka kohë ta mendojë

Kryedemokrati Sali Berisha, nga Elbasani ku ndodhet për Ditën e Verës, ka komentuar largimin nga Partia Demokratike të deputetit Dashnor Sula, i cili iu bashkua “Nisma Shqipëria Bëhet”. Berisha deklaroi se Dashnor Sula midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi që të ikte. Por, theksoi kryedemokrati, “bëri gabim por prap ka kohë që ta mendojë … Read more

“Janë figura të urryera”- U largua nga partia, deputeti Dashnor Sula sulmon dy kolegët: PD fatkeqësisht ka rënë në dorë të të famshmëve, Flamur Noka e Albana Vokshi

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, i cili u largua nga partia për t’iu bashkuar “Nisma Shqipëria Bëhet”, ka sulmuar dy kolegët e tij Albana Vokshi dhe Flamur Noka. Deputeti demokrat u shpreh se Noka dhe Vokshi janë dy figura të urryera dhe se PD fatkeqësisht ka rënë në dorë të tyre. Dashnor Sula: Kur zoti Basha … Read more

“SPAK-ist do jem”- Iku nga Berisha dhe iu bashkua koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Dashnor Sula: I kam dhënë PD 20 vite të jetës sime politike, pa i kërkuar asnjë ofiq

Një ditë më parë deputeti demokrat, Dashnor Sula nuk u përfshi në listat e kandidatëve për deputet të PD, duke detyruar atë të marrë vendimin për t’u larguar nga Sali Berisha dhe të bashkohet me koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”.   Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sula falenderon Adriatik Lapaj, Endri Shabani dhe … Read more

Kandidatët e PD/ Ikën Dashnor Sula, Helidon Bushati e Ferdinand Xhaferraj! Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho në listën e hapur! Emrat e deputetëve në listën e mbyllur

Ditën e djeshme janë zyrtarizuar emrat e kandidatëve për deputetë në listat e mbyllura dhe të hapura të Partisë Demokratike. Por ajo që vihet re është fakti se janë 13 deputetë aktualë të Partisë Demokratike që nuk kandidojnë. Mes tyre Helidon Bushati, Dashnor Sula, Ferdinand Xhaferraj, Lefter Geshtenja apo edhe Orjela Nebiaj. Ndërkohë në listën … Read more

Berisha e la jashtë listës së PD, Dashnor Sula futet në garë si kandidat i Nismës Thurje, në koalicion me Adriatik Lapajn dhe Endri Shabanin

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula pasi u la jashtë listave të demokratëve në Elbasan, ka bërë një lëvizje surprizë. Ai është future në garën e 11 majit si kandidat në listën e hapur, në koalicionin Nisma dhe ”Shqipëria Bëhet”, e Adriatik Lapajt. Sipas listës së depozituar në KQZ, Dashnor Sula është listuar i fundit në … Read more