Vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi, dorëzohet në Policinë e Gjirokastrës autori i dyshuar

GJIROKASTËR- Dorëzohet Kamber Sulçaj, 48-vjeçari nga fshati Mesaplik i Vlorës i dyshuar si vrasësi i biznesmenit italian Edoardo Sarchi. Dorëzimi i tij është bërë në Policinë e Gjirokastrës. Ai u dorëzua bashkë me armën e krimit, pas negociatave me Policinë. Hetimet e prokurorisë ndërkohë vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.

Shifrat e INSTAT/ Familjet e Gjirokastrës dhe Kukësit me rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore, si ka ndikuar vala e emigracionit

Familjet në qarkun e Gjirokastrës, Kukësit dhe Fierit kishin rritjen më të lartë të aftësisë për të shpenzuar në vitin 2024 në krahasim me 2023 në raport me qarqet e tjera të vendit. Të dhënat e INSTAT mbi Anketën e Buxhetit të familjeve tregojnë se shpenzimet mujore të njësive familjare në Gjirokastër u rriten me … Read more

Ekzaminimi me bronkoskopi, për herë të parë në spitalin e Gjirokastrës/ Rama: Hap për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore

Në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, është realizuar për herë të parë është realizuar ekzaminimi me bronkoskopi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama thotë se kjo është procedurë moderne diagnostikuese dhe terapeutike që shënon një hap të rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. “Mirëmëngjes dhe nga Spitali Rajonal i Gjirokastrës, ku për herë … Read more

Punimet për ndërtimin e Urës së Viroit, Rama ndan pamje: Do të përmirësojë qarkullimin në hyrje-daljet e Gjirokastrës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga punimet që po zhvillohen për ndërtimin e Urës së Viroit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ura, pas përfundimit të punimeve, do të përmirësojë qarkullimin në hyrje-daljet e qytetit të Gjirokastrës. “Vijojnë punimet për ndërtimin e Urës së Viroit, përfundimi i së cilës do … Read more

Biznesmeni italian u gjet i vrarë, Prokuroria e Gjirokastrës: Janë shoqëruar disa persona! Jo e sigurt nëse ngjarja ka ndodhur aty ku u gjet viktima

Biznesmeni italian Edoardo Sarchi u gjet i vrarë sot në Salari të Tepelenës. Ai ishte administrator i një fabrike të madhe tullash në Tiranë, me qendër në Laprakë dhe kishte shkuar në zonë për gjah, së bashku me katër persona të tjerë. Në rrethana ende të paqarta, trupi i tij është gjetur i pajetë buzë … Read more

Polici shantazhohej me foto intime që kishte me një 16-vjeçare, Prokuroria e Gjirokastrës 4 urdhër-arreste

Prokuroria e Gjirokastrës ka lëshuar 4 urdhërarreste lidhur me shantazhimin e policit që kryente veprime të turpshme online me një 16-vjeçare. Tre të rinjtë i kanë kërkuar para efektivit 56-vjeçar me inicialet A.A., në mënyrë që të mos i publikonin në rrjetet sociale një video intime që ai kishte me të miturën. Për rrjedhojë policia … Read more