11 raste me COVID-19 në Korçë, infektohet një mësues dhe një infermier
Ministria e Shëndetësisë, raportoi ditën e sotme 11 raste pozitiv për COVID-19 në Korçë. Sipas ABC News, prej tyre ka rezultuar pozitiv për koronavirus një mësues dhe një infermier. Ndërkohë ditën e sotme u raportuan rekord viktimash, ku shtatë pacientë humbën jetën nga COVID-19, ndërsa rezultuan pozitiv 284 persona.