Çfarë janë Brainrots italiane? Çmenduria që u bë markë!

Kur u shfaqën Brainrots, askush nuk priste që ato të bëheshin më shumë se një seri skicash të rastësishme që qarkullonin midis miqve në internet. Krijimi i tyre ishte i thjeshtë, pothuajse i pafajshëm: disa figura të çuditshme me emra të çuditshëm dhe mbaresa italiane dhe një dozë surrealizmi që më shumë kujtonte grafitet në … Read more

“Unë mbart në gjak futbollin brazilian”, Sylvinho për median italiane: Shqipëria ka posedimin spanjoll, intensitetin britanik…

Shqipëria po jeton një moment historik dhe në vend sundon entuziazmi. Pas rezultateve të mira dhe arritjes për herë të parë në një play-off Botërori, kuqezinjtë besojnë se ëndrra e një kualifikimi është më pranë se kurrë. Vetë trajneri Sylvinho, i cili prej tre vitesh drejton Kombëtaren, ka treguar në një intervistë për Gianluca di … Read more

Këshilli i BE miraton propozimin për vendet e treta të sigurta/ Prestigjozja italiane: Qendra në Shqipëri drejt zhbllokimit

Ka marrë formë marrëveshja për rregulloren e re të riatdhesimeve dhe është përcaktuar lista e vendeve të sigurta. Dhe pikërisht këtë priste ministri italian i Brendshëm, Matteo Piantedosi, i cili këtë të hënë, 8 dhjetor, ndodhej në Bruksel për të marrë pjesë në Këshillin e ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë, në mënyrë që t’i … Read more

Pse Shqipëria shihet si “parajsë fiskale” për pensionistët italianë?

Në vitet e fundit, në hartën e preferencave të pensionistëve italianë që zgjedhin të jetojnë jashtë vendit po përfshihet gjithmonë e më shumë Shqipëria. Mediat italiane raportojnë se, ndërkohë që fluksi drejt Portugalisë po bie ndjeshëm, sidomos pas heqjes së lehtësimeve fiskale për të ardhurit pas vitit 2024, Shqipëria po ngjitet si një ndër destinacionet … Read more

Hierarkia, lëvizja e “mallit” dhe si vinin paratë në Shqipëri/ Media italiane zbërthen skemën e organizatës që trafikoi 1,3 ton kokainë

Media italiane kanë zbuluar detaje të reja si funksionte grupi kriminal që trafikonte kokainë nga Ekuadori dhe furnizonte Europën e Italinë ndërsa paratë e drogës pastroheshin në Shqipëri. Hetimet, të kryera nga viti 2020 deri në vitin 2025 nga Njësia e Policisë Ekonomiko–Financiare e Breshias dhe nga Shërbimi Qendror i Hetimit të Kriminalitetit të Organizuar, … Read more

EMRAT/ Kush janë 24 të arrestuarit nga operacioni i autoriteteve italiane dhe SPAK

Janë zbardhur emrat e 24 personave të arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Breshias dhe SPAK, në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës. LEXO EDHE: Trafikuan 1.3 ton kokainë/ SPAK jep detaje nga operacioni ndërkombëtar: 6 anëtarë të grupit në Shqipëri… Hetimi, i zhvilluar përmes një Skuadre të Përbashkët Hetimore me autoritetet italiane … Read more