“4 ditë kërkime”, 15-vjeçarja dhe bashkëmoshatari i saj nga Korça gjenden në Tiranë

Policia e Shtetit ka arritur të lokalizojë dhe të gjejë dy të rinjtë që ishin larguar para 4 ditësh nga banesat e tyre në fshatrat Zvirinë dhe Leminot në Korçë. Djali dhe vajza, të dy 15-vjeçarë, janë gjetur në kryeqytet, pas informacioneve të marra në rrugë operative nga policia e Maliqit, e cila në bashkëpunim … Read more

Përfitimet shëndetësore të Ashwagandha bazuar në kërkime

Nga Blerina BombajDietologe Vitet e fundit ka pasur një rritje të konsiderueshme të raportimit mbi përfitimet promovuese të shëndetit të qershisë së dimrit (Withania somnifera), e njohur gjithashtu si Ashwagandha. Studimet aktuale mbulojne shumë aspekte të shëndetit të njeriut, duke përfshirë efektet neuroprotektive, qetësuese dhe adaptogjene dhe efektet në gjumë. Ekzistojnë gjithashtu raportime për vetite … Read more

Emri/ Humbi kontrollin e motorit për shkak të stuhisë dhe ra nga ura, kush është efektivi i FNSH-së! Trupi i tij u gjet në kanal pas shumë orësh kërkime

Nikol Lekndreaj është efekivi i FNSH-së që humbi jetën si pasojë e një aksidenti në Shkodër. 52-vjeçari po kthehej në shtëpi pasi kishte pirë kafe me miqtë kur humbi kontrollin e motorit dhe ra nga ura e Bardhajve. Dyshohet se aksidenti ndodhi për shkak të stuhisë dhe erës së fortë. “”

Kërkime nga toka dhe ajri/ Autori i të shtënave me armë zjarri ndaj efektivëve të policisë në Malësinë e Madhe ende në arrati

Personi që qëlloi me armë zjarri ndaj grupit të kontrollit të territorit të policisë vendore Shkodër nuk është arritur që të arrestohet ende. Një ditë më parë gjatë një aksioni për goditjen e një parcele droge në vendin e quajtur Bjeshka e Parus të Malësisë së Madhe, një shtetas ende i paidentifikuar qëlloi me armë … Read more

Mbeti e bllokuar në kanionin e Gjipesë, Policia dhe FNSH shpëtojnë turisten gjermane pas 6 orësh kërkime

Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë shpëtuar një turiste e cila kishte mbetur e bllokuar në Kanionin e Gjipesë. Shpëtimi i saj është bërë pas 6 orësh kërkime në një terren të vështirë dhe të rrezikshëm. Turistja gjermane është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishte pësuar dëmtime. Njoftimi i policisë: Mbeti e … Read more

Humbi rrugën gjatë natës teksa eksploronte Majën e Jezercës, gjendet pas 5 orësh kërkime turistja franceze

Pas 5 orësh kërkime, gjatë natës dhe në një terren shumë të vështirë malor, policia ka bërë të mundur gjetjen e turistes franceze e cila humbi rrugën teksa po eksploronte Majën e Jezercës. 34-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Njoftimi i policisë: Humbi rrugën gjatë natës, teksa eksploronte Majën e Jezercës, Policia i shkon … Read more