U kap teksa po i shiste drogë një klienti, vihet në pranga 29-vjeçari
Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar në via Lucrezia Aguiari, për drogë. I riu u vu në pranga brenda një parkingu teka po i dorëzonte një blerësi, dy doza të vogla kokaine të mbështjella me celafon. Pas kontrolleve, 29-vjeçari shqiptar u arrestua dhe klienti 22-vjeçar u denoncua në Prokurori si përdorues droge. “”