Vidhnin biçikleta dhe motomjete elektrike në Tiranë, arrestohet i mituri dhe 18-vjeçari
Dy persona janë identifikuar nga Policia në Tiranë dhe janë arrestuar, pasi dyshohen se kanë vjedhur 9 biçikleta dhe motomjete elektrikë përgjatë muajve shtator-tetor. Sipas burimeve, dy autorët janë R.M 18-vjeç dhe një i mitur 16-vjeç.