Operacion i madh policor godet rrjetin e narkotikëve, ekzekutohen 25 masa sigurie

Pas 5 muajsh hetime intensive, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Labirinti”, duke goditur një rrjet të organizuar të shitjes së lëndëve narkotike. Gjatë operacionit janë identifikuar 44 shtetas që, të veçuar ose në grupe, kryenin aktivitet kriminal për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Për … Read more

Lufta kundër kultivimit të narkotikëve, Proda bën bilancin: Shkodra, qarku me risk më të lartë në vend

Drejtori Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mori pjesë në konferencën me Departamentin e Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme të Italisë, për luftën kundër kultivimit të Cannabisit, gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së tij, Proda u shpreh se lufta kundër kultivimit të kanabisit mbetet një prioritet strategjik për Policinë e Shtetit, si dhe … Read more

Në kërkim ndërkombëtar për trafik të narkotikëve, arrestohet i riu në Durrës, pritet ekstradimi drejt Italisë

Durrës/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar “Night in”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar. Kapet në Durrës dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 25-vjeçar i akuzuar nga autoritetet italiane, për trafikim të narkotikëve. Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet … Read more

Lufta kundër narkotikëve në vend, asgjësohen mbi 16 mijë bimë kanabis në Shkodër

Qarku Shkodër / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave dhe rasteve të kultivimit të bimëve narkotike Gjenden dhe asgjësohen 16 755 bimë të dyshuara narkotike Cannabis SativaSekuestrohen 320 kg degë kanabisi me boçe, të prera dhe në proces tharjeje Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, dhe … Read more

Në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, arrestohet 44-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i cili ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e New South Wales, Australi, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shkelje të ligjit mbi narkotikët. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 44-vjeçarit. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor … Read more

I vuri 10 mijë euro “gjobë” pronarit të klubit të natës, SPAK përfundon hetimet për ish- shefin e Narkotikëve! Nga i hetuar për kultivim droge, në krye të Antidrogës së Durrësit, kush është Gazmir Preçi

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për ish-shefin e Sektorit të Narkotikëve, Gazmir Preçi dhe ka dërguar dosjen në gjyq duke ngritur ndaj tij akuzën për korrupsion pasiv. “Gazmir Preçi, punonjës i policisë së shtetit, ish shef i Sektorit të Narkotikëve në DVP Durrës, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që … Read more