VIDEO/ Shënoi golin e parë në Serinë B, sulmuesi i Italisë që ndiqet nga Shqipëria: Sezon shpagimi, një fëmijë në një klub si Juvja…

Luis Hasa më në fund ka hapur serinë e tij të golave në Serinë B, ku gjatë verës iu bashkua skuadrës së Karrarezes në huazim. Anësori i sulmit shqiptar, i cili ka përfaqësuar Italinë në arenën ndërkombëtare, është dhënë në huazim nga Napoli, ku nuk gjente dot hapësira dhe tashmë ka filluar të lërë shenjën … Read more

Përdorimi i makinave në Shqipëri, jo çdo ditë/ Plan Kombëtar për kufizimin e përdorimit të mjeteve sipas targave! Ja strategjia që do të ndiqet

Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim publik Planin Kombëtar, që synon të afrojë vendin me politikat e Bashkimit Evropian për Energjinë dhe Klimën. Sipas këtij plani të hartuar nga qeveria synohet që përgjatë 2025 përdorimi i makinave në vend të kufizohet duke përdorur alternime. Në draft po ashtu thuhet se “përdorimi i makinave do të … Read more

Vlora mban rekordin me 65% të banesave në pallate bosh, ndiqet nga Durrësi me 58%! Ç’tregojnë të dhënat e Censit, stoku i shtëpive bosh është krijuar nga emigrimi i familjeve

Në të gjithë vendin, 40% e banesave në pallate ishin të pabanuara sipas rezultateve të cens 2023, por në disa qarqe, kryesisht atyre bregdetare ky numër ishte më i lartë. Qarku i Vlorës kryesoi renditjen pasi rreth 64,6% e banesave në pallate ishin bosh në kohën kur u zhvilluar numërimi. Në Vlorë kishte mbi 54,7 … Read more

Ndryshon udhëzimi/ Si do të bëhen transferimet e nxënësve nga gjimnazi në shkollat profesionale! Zbardhen detajet, procedura e plotë që do të ndiqet

VOLTIZA DURO/Kanë ndryshuar procedurat për transferimin e nxënësve nga gjimnazi në shkollat profesionale dhe anasjelltas. Nëpërmjet një udhëzimi të përbashkët mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, bëhet me dije se kjo procedurë lejohet gjatë ndjekjes së klasës së 10-të, si edhe kur nxënësi ka përfunduar klasën e dhjetë. … Read more

Studentët e Mjekësisë, 3 vite punë të detyruar ose paguajnë tarifën e plotë të studimit! Ç’përmban ligji i ri dhe procedura që do të ndiqet pas përfundimit të Universitetit

VALENTINA MADANI/Seanca e djeshme plenare nisi me një minutë heshtje në nderim të ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani. Opozita, e cila vendosi pezullimin e çdo aktiviteti politik për të respektuar zinë për shkak të ndarjes nga jeta të Gerti Bogdanit u largua nga salla e parlamentit menjëherë pas përfundimit të nderimeve për ish-deputetin demokrat. Mazhoranca vazhdoi … Read more

FOTO/ I riu shqiptar ndiqet nga policia si në filma, 22 vjeçari hedh nga makina ngarkesën me 4 kg kokainë! Çfarë ndodhi në Belgjikë

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia në Belgjikë gjatë një operacion kundër trafikut të drogës. Sipas mediave vendase operacioni u zhvillua më 3 shtator në zonën e Rivierenland, në Mechelen. Ndërsa 22-vjeçari shqiptar u ndoq nga policia pasi ai refuzoi që të ndalonte. Gjatë ndjekjes nga policia ai hodhi nga xhami i makinës … Read more